Bota Holanda në karantinë, por jo hajdutët, grabitet piktura e Van Gogh  

Holanda në karantinë, por jo hajdutët, grabitet piktura e Van Gogh  

Një pikturë e njohur e Van Gogh-ut u vodh mbrëmjen e djeshme nga një muze i famshëm holandez, gjatë orëve që në fuqi kishte hyrë ndalim qarkullim për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Piktura “Lentetuin” ose e njohur ndryshe “Kopshti Pranveror” është krijuar në vitin 1884 ishte marrë me qira nga muzeu i Groninger.

“Jemi shumë të nevrikosur dhe mërzitur për këtë ngjarje të rëndë”, deklaroi drejtori i Muzeut Sinder, Evert Van Os në një konferencë për shtyp ku dha lajmin për vjedhjen e pikturës së piktorit të njohur.