Kryesore Holanda: Nuk ka shans që shqiptarët të marrin azil

Holanda: Nuk ka shans që shqiptarët të marrin azil

Ministri holandez, Mark Harbers, në një konferencë për shtyp ka folur për fenomenin e emigracionit të paligjshëm.

Ai ka thëne se bashkëpunimi me autoritetet shqiptare për këtë problem deri më tani ka qenë i frytshëm, ndërsa paralajmëroi se “nuk ka shans që qytetarët shqiptarë të marrin azil drejt Holandës”.

“Shqiptarët përbëjnë gjysmën e emigrantëve që tentojnë të kalojnë në Britani. Numri i shqiptarëve që kanë aplikuar për azil këtë vit është rritur. Emigrantët e paligjshëm ka rrezik të shfrytëzohen gjatë udhëtimit të tyre”-tha ai.

Ai shtoi se Shqipërinë e konsiderojnë një vend të sigurt, por se qëndrimi zyrtar i Holandës është që të ruajnë sistemin pa viza me Shqipërinë.