Bota Holanda ul kufirin e shpejtësisë maksimale në 100 km/h për të zvogëluar...

Holanda ul kufirin e shpejtësisë maksimale në 100 km/h për të zvogëluar emetimet e azotit

Kryeministri holandez, Mark Rutte njoftoi se kufiri i shpejtësisë në të gjithë vendin do të shkurtohet duke lënë 100 kilometra në orë shpejtësinë maksimale. Ky vendim vjen si një përpjekje për të zvogëluar emetimet e azotit pasi niveli aktual i ka kaluar kufijtë e vendosur nga Bashkimi Europian për vite me radhë.

Kufiri i ri i shpejtësisë do të zbatohet vetëm gjatë ditës, nga ora 7 e mëngjesit deri në 6 pasdite dhe do të zbatohet “sa më shpejt të jetë e mundur” në vitin 2020.

Vendimi vjen si pjesë e masave emergjente qeveria e Rutte do të prezantojë për të mposhtur krizën në të cilën vendi është gjendur pasi një vendim gjykate në maj kërkoi uljen e gazit serë prej të paktën 25 përqind.

Rutte thotë se kriza e emetimeve të azotit në Holandë është aq e madhe dhe komplekse sa kriza e refugjatëve të 2015/16.

Shumica e emetimeve të azotit të Holandës të cilat regjistrohen si katër herë më të larta se mesatarja e BE vijnë nga fermat, pasi vendi është eksportuesi i dytë më i madh në botë.

Ndryshimi do të thotë se Holanda do të ketë një nga kufijtë më të ulët të shpejtësisë në Europë ku shpejtësisë maksimale në Europë është 130 kilometra në orë, raporton Scan.