Politika Holanda zyrtarisht “pro”, Xhaçka: Shqipëria gati për Konferencën e Parë Ndërqeveritare

Holanda zyrtarisht “pro”, Xhaçka: Shqipëria gati për Konferencën e Parë Ndërqeveritare

Parlamenti holandez ka hedhur poshtë mocionet kundër kornizës negociuese mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë që i hap përfundimisht rrugën mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare të anëtarësimit në BE.

Pas këtij lajmi, ka reaguar edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, e cila thotë se ky është një lajm i shumëpritur, çka tregon njohjen e reformave që ka kryer vendi ynë.

“Holanda sapo votoi “Po”! Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez! Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e reformave tona”, shkruan Xhaçka.