Aktualitet Holandë/ Katër shqiptarë kapen brenda kamionit të mbushur me ushqim për qen

Holandë/ Katër shqiptarë kapen brenda kamionit të mbushur me ushqim për qen

Katër shqiptarëve që tentonin të mbërrinin nëpërmjet rrugëve të paligjshme në Britaninë e Madhe nuk i ka buzëqeshur fati.

Shqiptarët u gjetën nga policia ushtarake holandeze në portin “Europoort” pranë Roterdamit.

Katër shqiptarët ishin fshehur në një kamion që transportonte ushqim për qen, sikurse duket në video. Ata ishin fshehur poshtë ushqimit.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm. Identiteti i të arrestuarve nuk është bërë i ditur.