Extra Holandezët, me ekuilibrin më të mirë midis punës dhe relaksit

Holandezët, me ekuilibrin më të mirë midis punës dhe relaksit

Holandezët kanë ekuilibrin më të mirë midis punës dhe aktiviteteve të tjera të jetës në krahasim me vendet e tjera të botës.

Sipas Forumit Ekonomik Botëror, vetëm një përqind e punëtorëve në Hollandë punojnë më shumë se 50 orë në javë.

Numri i grave që punojnë një numër të madh orësh në javë është i parëndësishëm.

Gati 16 orë në javë i referohet kohës së lirë dhe aktiviteteve të tjera.

Vetëm 0.5 përqind e holandezëve punojnë më gjatë seç duhet. Në vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), mesatarisht 13 përqind e njerëzve punojnë më gjatë seç duhej.

Forumi Ekonomik Botëror paralajmëroi se puna afatgjatë është e dëmshme për shëndetin.

Më shumë kohë për aktivitete jashtë orarit kontribuon në shëndetin mendor dhe fizik.

Holandezët i kushtojnë më shumë kohë vetes, duke investuar në jetëgjatësi.

Jetëgjatësia mesatare në këtë vend është 82 vjet. Kjo është dy vjet më e lartë se mesatarja e OECD, sipas Forumit Ekonomik Botëror.