Extra Hollywood/ Çmim për Charlize Theron, Naomi Watts jashtë “Game of Thrones”

Hollywood/ Çmim për Charlize Theron, Naomi Watts jashtë “Game of Thrones”

Ylli i “Bombshell” Charlize Theron po e mbyll fuqishëm  2019-ën. Filmi i skandalit të “Fox News”, në të cilën ajo është edhe producente, shfaqet premierë në dhjetor.

Por këtë të diel, aktorja 44-vjeçare, do të nderohet me çmimin “arritjet në karrierën hollivudiane”. Në shpalljen për këtë çmim, citohet se aktorja nderohet për performancën e saj në ekran dhe punën me Kombet e Bashkuara dhe projektin e sajtë kërkimit në Afrikë.

Naomi Watts nuk do të jetë pjesë e Uesteros. Sipas disa raporteve, HBO e ka anuluar rolin e Watts në vazhdimin e “Game of Thrones”. Ndërkohë, HBO njoftoi se në vend të “Age of heroes”, që daton qindra vite përpara serive origjinale tashmë të transmetuara, do të ofrojë “House of the dragon”, për të cilën xhirimet pritet të nisin së shpejti. Ndërkohë, producentët e “Game of Thrones” po largohen gjithnjë e më shumë nga “Galaxy far far Away”. David Benioff po përgatitet të publikojë seritë e reja të trilogjisë “Star Wars”. Prodhimi kinematografik vijon të tërheqë publikun, edhe pse është publikuar për herë të parë 42 vite më parë.