Extra Horoskopi, e enjte 20 prill 2017

Horoskopi, e enjte 20 prill 2017

Dashi

Do të përfitoni kënaqësi nga një veprim që e keni bërë të shtyrë vetëm nga ndjenja e detyrës. Ju pret një surprizë tepër e këndshme në punë. Në fushën e dashurisë do të korrigjoni disa veprime të nxituara që keni marrë në të shkuarën. Janë gjëra që mund t’ju prishnin shumë punë me partnerin/en nëse nuk zgjidhen. Financat do arrini t’i mbani të ekuilibruara.

Demi

Jeni të vetmit që mund të bllokoni ose të bëni të dështoje një ngjarje në zhvillim. Mos bini në tundimin për t’i hedhur faj një personi të pafajshëm në punë. Bashkë mund të bënit një skuadër fituese në çdo gjë. Kujdesuni pak më tepër edhe për shëndetin gjatë kësaj dite, ndryshimi i kohës nuk ka ndikuar më së miri te ju.

Binjakët

Mënyra më e mirë për t’i dhënë dikujt një lajm të keq, është që të tregoheni të ndjeshëm dhe të duruar, pavarësisht reagimit që mund të përballeni. Përsa i përket financave sot jeni i justifikuar nëse shpenzimet tuaja kanë për qellim dhurata për personat e dashur. Gjithmonë ju kanë akuzuar se jeni egoistë në shpenzime. Ditë e bukur edhe për beqarët.

Gaforrja

Jeni të interesuar të dini se çfarë ju ndodh atyre që keni pranë, por shqetësimi juaj më i madh do të jetë për disa çështje që ju përkasin personalisht. Në jetën tuaj në çift do ketë goxha tronditje dhe probleme sot. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin/en dhe do doni gjithmonë të dalë e juaja. Kujdes me komunikimin.

Luani

Nëse dëshironi të shkoni deri në fund të rrugës së mundimshme që keni nisur në punë, vendosni një ritëm të përcaktuar të cilin nuk duhet ta tejkaloni aspak. Edhe pse mund të keni disa probleme, sot do jetë optimizmi ai që do ju pushtojë dhe do i kaloni lehtësisht të gjitha. Do i pranoni gabimet që keni bërë dhe do gjeni mënyrën e duhur për t’i korrigjuar.

Virgjëresha

Papritur mund të pushtoheni nga dëshira për të humbur mes kujtimeve të largëta. Është e këshillueshme t’i ndani mendimet tuaja të fshehta me një mik/e. Ata që janë vetëm mesa duket janë lodhur nga kjo gjendje dhe nuk do kenë durim të presin për personin ideal, mund të hedhin hapa të gabuara. Kujdes me financat.

Peshorja

Për shkak të një zhvillimi të papritur që do të ketë si pasoja pozitive, ashtu edhe pasoja negative, programet tuaja të ditës së sotme mund të ndryshojnë. Në ambientin profesional gjërat do ecin mirë dhe do arrini të keni sukses në projektet që keni marrë përsipër. Përsa i përket shëndetit duhet të tregoheni pak më të kujdesshëm. Moti po luan me ju.

Akrepi

Gjatë gjithë ditës së sotme do të jeni të ekspozuar ndaj një sërë influksesh të jashtme, që do t’ju detyrojnë të ndryshoni pak nga pak programin tuaj. Mërkuri, planeti i komunikimit, dialogut dhe fjalëve do e bëjë jetën tuaj ne çift shumë më të bukur. Nuk do keni as mosmarrëveshjen me të vogël me njeri-tjetrin. Situata financiare ka për të qenë më e mirë.

Shigjetari

Disa ngjarje të vogla të ditës së sotme, do të kenë mbi ju një efekt alarmant, gjë që do t’ju ndihmojë të shmangni disa pasoja negative. Bëni në çdo moment atë që do ndieni. Beqarët do jenë në humor të shkëlqyer dhe gati të bëjnë çdo gjë për të përjetuar emocione të forta. Në planin financiar nuk do keni aspak vështirësi. Shëndeti i mirë.

Bricjapi

Do të ndjeni të nevojshme që dikush të jetë më i hapur dhe me i ndershëm në marrëdhëniet me ju në ambientin e punës, por ju përket juve ta hidhni hapin e parë. Edhe beqarët nuk do mendojnë aspak për dashurinë sepse do jenë të ngarkuar me punë. Në planin financiar çdo gjë do jetë nën kontrollin tuaj.

Ujori

Edhe pse Venusi do ndikojë pozitivisht tek jeta juaj në çift, serish nuk do arrini t’i shprehni dot ndjenjat ashtu si i keni në zemër. Beqarët duhet t’i marrin gjërat sa më shtruar sepse po u nxituan ka rrezik të hedhin hapa të gabuara e me pasoja. Financat do kenë goxha përmirësime.

Peshqit

Pas një periudhe të zymtë dhe delikate, sot gjërat do fillojnë të përmirësohen në jetën tuaj në çift. Do jeni shumë më të hapur ndaj partnerit/es dhe kënaqësitë do shtohen kur të jeni pranë tij. Beqarët do kenë një ditë pozitive dhe me ngjyra. Financat nuk do jenë aspak të mira kështu që gabimi më i vogël mund t’iu përballë me probleme.