Horoskopi Horoskopi, e hënë 10 korrik 2017

Horoskopi, e hënë 10 korrik 2017

Dashi

Jeta në çift do jetë e qetë dhe pa asgjë të veçantë gjatë kësaj dite. Do ndiheni mirë pranë partnerit/es dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël. Beqarët do jenë me fat dhe do përjetojnë emocione të forta. Personi që keni ëndërruar prej kohësh do bëhet pjesë e jetës suaj. Në planin financiar duhet të bëni shumë kujdes me shpenzimet.

Demi

Bëni kujdes sot ju që jeni në çift. Mos kërkoni gjatë gjithë kohës të jeni të pavarur dhe të bëni gjithçka që mendoni. Pyeteni partnerin/en para se të hidhni ndonjë hap nëse nuk doni të keni debate më vonë. Jupiteri do jetë planeti që do i ndihmojë beqarët në jetën sentimentale. Priten të reja interesante. Në planin financiar do shpenzoni pa limit.

Binjakët

Nëse doni që gjërat të shkojnë mirë me partnerin/en, duhet t’i shprehni më shumë ndjenjat sot. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje mund ta përmirësojnë situatën po shtuan dozat e komunikimit. Beqarët do jenë sensualë dhe do e bëjnë shumë shpejt për vete personin që kanë pëlqyer prej kohesh. Situata financiare do fillojë të përmirësohet.

Gaforrja

Pas një periudhe me debate dhe tension në jetën në çift, sot do gjeni qetësinë e shumëkërkuar. Është Venusi ai që do iu japë mundësinë të sqaroni çdo mosmarrëveshje. Beqarët do jenë më të privilegjuarit në dashuri. Jo vetëm që do kenë takime, por mund të ndeshin edhe dashuri me shikim të parë. Ekuilibri financiar do mbetet i qëndrueshëm.

Luani

Sot do Beni çmos që ta mbani të ndezur pasionin në çift. Do e përkëdhelni partnerin/en pa pushim dhe do tregoheni të gatshëm t’ia plotësoni çdo dëshirë. Lum ai që iu ka në krah. Beqarët edhe pse kanë kohë që kërkojnë dashurinë nuk do e gjejnë as sot. Nëse shpenzoni pa masë, situata financiare do ketë tronditje të mëdha. Shmangni momentet kritike që mund t’iu kushtojnë shtrenjtë.

Virgjëresha

Disa planetë do e mbrojnë jetën tuaj në çift nga çdo rrezik i jashtëm, por disa të tjerë do mundohen t’ua prishin harmoninë. Tregohuni shumë të kujdesshëm dhe mos u nxitoni për asgjë. Beqarët duhet ta lënë veten të lirë edhe sikur t’iu jepet mundësia për takime. gjithçka do ndodhë ashtu si është planifikuar. Në planin financiar tregohuni vigjilente dhe mos shpenzoni kuturu.

Peshorja

Marrëdhënia juaj me partnerin/en do fillojë të bëhet më serioze gjatë kësaj dite. Do mendoni për një të ardhme së bashku dhe kjo do iu mbushë me optimizëm. Edhe beqarët do jenë të favorizuar në dashuri. Financat do jenë të mira. Bëni shpenzimet që kishit menduar.

Akrepi

Pas disa ditëve jo shumë të përshtatshme për jetën në çift sot do arrini të vendosni komunikimin me partnerin/en. Do i kushtoni më shumë kohë atij dhe do ndiheni më mirë. Beqarët do jenë tërheqës dhe magnetikë. Do arrini të bëni për vete cilindo që do iu pëlqejë. Mjedisi planetar do i influencojë pozitivisht financat. Ju do jeni më të qartë për ato që duhet të bëni.

Shigjetari

Venusi do iunfuencojë së tepërmi sot në jetën tuaj në çift. Do kaloni momente të këndshme me partnerin/en, por njëkohësisht do gjeni edhe kohë për familjen dhe miqtë. Beqarët do nisin aventura afatshkurtra, ndërsa dashuria e madhe do dhe pak kohë të mbërrijë. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme.

Bricjapi

Kokëfortësia juaj në jetën në çift mund të sjellë probleme serioze me atë që keni në krah. Toleranca është një virtyt shumë i vlerësuar, kështu që mundohuni edhe ju të tregoheni të tillë. Beqarët do njihen me shume persona. Falë ndihmës së Neptunit situata financiare do fillojë të përmirësohet.

Ujori

Mos u tregoni shumë dominues sot në jetën tuaj në çift sepse kjo mund të nxitë debate me partnerin/en. Të dy jeni të barabartë dhe keni të drejtë të shpreheni ashtu si mendoni. Beqarët duhet të bëjnë më tepër durim nëse duan të gjejnë një person me të vërtetë interesant. Financat do marrin drejtimin e duhur.

Peshqit

Për shkak të nervozizmit tuaj mund të lindin konflikte dhe mosmarrëveshje të shumta sot me partnerin/en. Nuk do toleroni në asnjë pikë dhe kjo do e përkeqësojë situatën. Beqarët duhet të presin edhe pak kohë për personin ideal. Financat do jenë pika juaj më e dobët. Nuk do arrini dot t’i mbani të stabilizuara.