Horoskopi Horoskopi, e hënë 9 dhjetor 2019

Horoskopi, e hënë 9 dhjetor 2019

Dashi

Sot imagjinata juaj, ëndrrat dhe fantazitë do t’u ofrojë njerëzve të tjerë shumë lumturi. Ju keni qenë për një kohë në një mjegull të trashë në lidhje më ndjenjat që keni pasur për dikë. Por bisedimi me një shok të ngushtë do ju bëj të hiqni çdo ndjenjë konfuze që keni në kokën tuaj. Plus, ka të ngjarë të zbuloni fakte që nuk i keni ditur më parë. Në fund të ditës do të dini se çfarë t’i thoni personit që ju ka bërë kaq konfuz.

Demi

Jeta juaj ka qenë një seri kompromisesh dhe bisedimesh, ku secila prej tyre ka forcuar lidhjet tuaja me miqtë, familjen dhe partnerët. Por jo të gjithë mendojnë se kompromiset pasurojnë jetën e tyre, siç do ta shihni edhe sot shumë qartë. Dikush me një egoizëm të errët, hyn në jetën tuaj. Ai nuk do jetë në gjendje të shohë këndvështrimin tuaj. Sipas mendimit të tij vetëm ai është në rrugë të drejtë dhe ju duhet të dilni para rrugës së tij dhe t’i jepni një goditje të fortë.

Binjakët

Ditën e sotme do filloni të ngadalësoheni pak, gjë që është edhe pozitive, por edhe negative. Nga njëra anë, kjo gjë do t’ju japë një shans për të marrë parë disa gjëra shumë interesante që nuk i keni kushtuar rëndësi më parë. Por nga ana tjetër, kjo pauzë do t’ju bëjë të prisni më gjatë të realizoni ndryshimet për të cilat keni ëndërruar. Vini në punë energjinë tuaj dhe tregohuni më të durueshëm. Jini të sigurt se do të merrni atë që meritoni sa më shpejt.

Gaforrja

Kjo ditë mund të kërkojë shumë organizim, kështu që bëjini vetes një favor dhe fillojeni atë me një vlerësim të plotë të asaj që duhet të bëhet dhe se si do të vazhdoni ta bëni. Bërja e një plani nuk duhet domosdoshmërisht të shkatërrojë çdo shans spontaniteti, thjesht krijon një hartë të bukur rrugore që ju duhet të ndiqni. Konsumoni gjithë atë energji të mirë që ju karakterizon dhe mos përfshini shumë ambiciozë në planet tuaja.

Luani

Bujaria juaj është në kundërshtim me portofolin tuaj, prandaj mund të jetë koha për t’u bërë krijues me një ide dhurate. Duhet të mendoni se çfarë mund të bëni për dikë dhe jo së çfarë mund t’i jepni. Idetë e reja duhet të shfaqen në kokën tuaj deri në fund të ditës, kështu që mos u nxitoni. Shprehni ndjenjat tuaja në një poezi dhe krijoni një kartë që përmban emocione më të vërteta.

Virgjëresha

Do keni një dozë të madhe energjie sot. Në një turmë, do të jeni në gjendje të tërhiqni njerëz rreth vetes me mënyrat tuaja mbështetëse. Njerëzit do të ndjehen veçanërisht të sigurt përreth jush dhe do të jenë të gatshëm të japin informacione mjaft të vlefshme. Kjo nuk është një ditë për të përdorur hijeshitë tuaja për të marrë diçka nga dikush. Përkundrazi, është një ditë të jesh vetvetja dhe t’i lejosh njerëzit të hapen kur duan dhe si dëshirojnë.

Peshorja

Ju keni gërvishtur vetëm sipërfaqen në një përpjekje të re. Vazhdoni të gërmoni sot dhe mund të zbuloni plot gjëra të bukura. Aktrimi në këtë moment është i rëndësishëm, energjia spontane do të ushqejë ide të reja dhe do të inkurajojë gjithçka për të vazhduar në drejtimin e duhur. Nëse keni qenë në pritje të një dite për të bërë para, është sot. Ju madje mund edhe të emocionoheni pa problem.

Akrepi

Të interesuarit për jetën e të famshmëve është e këndshme për disa njerëz, por sot duhet të fikni TV, të mbyllni revistat dhe të gjeni diçka për të eksploruar. Ndershmëria dhe realiteti janë interesante për ju, kështu që kjo do të jetë një ditë e mirë për të bërë një shëtitje rreth lagjes tuaj dhe të tërheqësh vëmendjen e të gjithëve. Duke parë poezinë dhe bukurinë e njerëzve mesatarë që thjesht jetojnë jetën e tyre do t’ju frymëzojë ndërsa jetoni tuajat.

Shigjetari

Nëse me të vërtetë dëshironi të keni vëmendjen e një personi që keni kohë që e vëzhgoni duhet të prisni derisa jeta e tyre të qetësohet, ose të filloni bëni lëvizjen e parë dhe t’i tregoni se dëshironi që ata të të kushtojnë pak kohë. Por bëni kujdes sepse kjo nuk mund të jetë koha më e mirë për të filluar diçka të re.

Bricjapi

Përpiquni t’i krijoni pak paqe jetës suaj ditën e sotme. Çdo largësi sociale dhe zgjedhja e një vendi të qetë mund t’ju ndihmojë shumë t’i keni gjërat e qarta. Shmangni vendet e mbushura me njerëz apo lokalet me muzikë që kanë një klientelë të bezdisshme. Edhe veshjet juaj duhet të jetë mjaft e rehatshme. Shkoni përpara dhe lërini personalitetin tuaj të sigurojë një ditë të mbushur më paqe dhe qetësi.

Ujori

Kur ndërtoni diçka, ndonjëherë ju përqendroheni kaq shumë sa harroni të shikoni përparimin tuaj. Mos e bëni atë gabim sot, është një kohë e mrekullueshme për të parë se si po veproni. Ajo që mësoni do të jetë shumë inkurajuese: ju jeni aq afër qëllimit tuaj! Prandaj kontrolloni llogarinë tuaj të kursimeve, nëse përpiqeni të kurseni para. Ose hidhni një sy borxhit të kartës tuaj të kreditit sepse ky numër po zvogëlohet në mënyrë të vazhdueshme!

Peshqit

Marrëdhënia juaj e komplikuar me paratë po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar, por vetëm sepse po e lejoni ju të ndodhë kjo gjë. Ju nuk duhet të shpenzoni më shumë se sa keni dhe duhet të kurseni më shumë sesa keni nevojë. Normat e ulëta të interesit, ofertat falas dhe tërheqja e parezistueshme e tendencave janë gjëra për tu shmangur dhe jo për tu përqafuar. Ju jeni të qëndrueshëm, por gjithmonë mund të jeni akoma edhe më të qëndrueshëm. Mendoni në mënyrë konservatore dhe mbajeni në kuletën tuaj. Ky është i vetmi shpëtim i juaji!