Horoskopi Horoskopi, e martë 15 janar 2019

Horoskopi, e martë 15 janar 2019

DASHI

Fillon një fazë e rimëkëmbjes së ngadaltë për ju, edhe pak shqetësime mund të mbeten deri të mërkurën. Ka shumë nisma që duhet të kryhen dhe është normale që debate të mëdha mund të lindin në familje ose në punë. Nëse marrëdhënia e çiftit nuk funksionon më, atëherë do të ishte më mirë të kërkohej diçka e re. Do të jetë një kohë e favorshme edhe për ata që kërkojnë diçka të re nga pikëpamja profesionale.

DEMI

Hëna, Mërkuri dhe Saturni janë në anën tuaj dhe kjo do t’ju japë energji të madhe dhe dëshirë për të bërë gjëra të reja. Perspektiva të reja interesante do të hapen në punë, por edhe në lidhje me studimin. Nëse jeni përballur me probleme të mëdha ekonomike vitin e kaluar, kjo është koha e duhur për të filluar përsëri. Është një qiell i favorshëm edhe për ata që kërkojnë një dashuri të re. Mos mbyllni në shtëpi dhe përvishni mëngët.

BINJAKET

Jupiteri në opozitë, ju shtyn që të rishikoni shumë marrëdhënie dhe disa marrëveshje që keni bërë në të kaluarën. Kjo do të vlejë mbi të gjitha për ata që kanë një aktivitet të vetin. Sigurisht që nuk do jetë aspak e lehtë të ruani qetësinë, në një periudhë me kundërvënie kaq të forta. Kontraste mund të ketë edhe në dashuri. Dikush duhet të përpiqet të bjerë dakord me një person jo dhe aq të pastër.

GAFORRJA

Do të jetë një ditë e qetë, edhe pse duhet të bëni shumë kujdes në marrëdhëniet me Peshoren dhe Peshqit. Me Mërkurin në aspekt negativ dhe Marsin e acaruar, mund të ndodhë të thoni diçka, për të cilën mund të pendoheni. Ndonjëherë ndjeheni të pakuptuar dhe kjo ju shkakton shumë nervozizëm. Këto ditë, ndoshta është më mirë të reflektoni dhe të shmangni shfryrje të kota.

LUANI

Sot, më shumë se kurrë, vullneti është pushtet për ju të shenjës së Luanit. Natyrisht gjithçka është gjithmonë e lidhur me qëndrimet e secilit, por është e qartë se shumë nga pasuritë tuaja do të varen nga ju. Kjo është një kohë e mirë kur nuk do të keni nevojë të mbylleni në shtëpi dhe të guxoni pak më shumë. Pjesa e dytë e javës do të jetë edhe më interesante sidomos për ata që janë vetëm dhe që janë në kërkim të një shpirti binjak. Kujdes nga të ftohtit dhe disa sëmundje sezonale që mund të prishin fundjavën tuaj.

VIRGJERESHA

Disa prej jush u detyruan të përballen me probleme të vogla shëndetësore në fillim të vitit. Në këtë fazë nuk është e lehtë për ju të arrini një pikë të ekuilibrit. Do të duhet të përpiqeni të mbani nën kontroll ankthin, për t’u përballur me problemet në mënyrë konstruktive. Ata që kanë një histori të mirë nuk mund ta jetojnë me qetësinë e duhur. Ata që janë vetëm, ndoshta, në këtë moment, janë të pikëlluar, por nuk duhet të ndihen kështu.

PESHORJA

Pas një faze acarimi të përjetuar në 24 orët e fundit, tani jeni në kërkim të më shumë qetësie. Nuk duhet ta humbisni durimin nëse ndonjë gjë nuk shkon si duhet. Në fund të fundit dihet fakti se pjesa e parë e vitit, për ju të lindurit në shenjën e Peshores, nuk do jetë aspak e lehtë por që nga prilli shumë gjëra do të shkojnë në drejtimin e duhur. Në dashuri, deri të martën do të jetë më mirë të bëni durim dhe të flisni vetëm nëse është e domosdoshme.

AKREPI

Në orët e ardhshme ndonjë pavendosmëri e vogël ose ndonjë vonesë mund t’ju shkaktojë probleme. Hëna kundër shkakton shumë shqetësime, prandaj duhet të përpiqeni të bëni durim. Në këtë faze jeni duke parë brenda vetes suaj, për të kuptuar se çfarë nuk shkon në jetën tuaj. Keni Mërkurin në anën tuaj dhe kjo ju shtyn të merrni vendimet e duhura.

SHIGJETARI

Nëse jeni me një person që nuk e doni më, të gjitha nyjet tani mund të kokolepsen. Mund të jetë normale, në një kuadër yjor kaq fluid, që të mund të kërkoni diçka të re dhe më stimuluese. Ditët e së martës dhe të së mërkurës mund t’ju ndihmojnë gjithashtu që të përpiqeni të kuptoni se cila është rruga e duhur për t’u ndjekur. Këtë mbrëmje mund të ndiheni pak të lodhur, mos rrini vonë.

BRICJAPI

Një hënë pozitive mund të jetë një ndihmë e madhe për ata që duhet të lëvizin. Ditët e së martës dhe të së mërkurës do të jenë shumë të mira sidomos për ata që janë në kërkim të mundësive profesionale jashtë fushës së tyre. Në dashuri do të nevojitet qartësi. Ora e bërjes së hesapeve ka ardhur për disa çështje pezull. Veproni me kujdes pa u bërë nervozë.

UJORI

Kjo është një prej atyre ditëve, kur do të keni mbi vete fatin. Do jeni të palodhur dhe mbi të gjitha do të keni dëshirë të qartësoni shumë gjëra. Mund edhe të dilni në pah nëse mendoni të bëni punën më mirë se të tjerët. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë kur duhet të bëni qartësi për situatën në dashuri.

PESHQIT

Në fundjavën që po fillon, dashuria rikthehet protagoniste. Mbi të gjitha në fundjavë do të keni rastin për një afrim me njerëzit që është dashur të largohen fizikisht, apo sentimentalisht. Ata që janë vetëm mund të ndeshin një person të vështirë për t’u arritur, që ju magjeps jo pak. Kush jeton dy histori paralele do të duhet të përpiqet të bëjë më shumë qartësi, për të mos lejuar që situata të përkeqësohet.