Horoskopi Horoskopi, e martë 29 shtator 2020

Horoskopi, e martë 29 shtator 2020

Dashi

Sot do të keni shumë energji: përpiquni ta përdorni në mënyrë konstruktive, përndryshe do të shndërrohet në zemërim. Në periudhën e fundit keni pasur shumë probleme në punë dhe çift; mbajtja e një ekuilibri, ka qenë një detyrë e vështirë! Fatmirësisht, marrëdhëniet që mbijetuan muajin gusht tani do të jenë edhe më të forta.

Demi

Shtatori përfundon në një mënyrë pozitive nga këndvështrimi i punës. Nëse dëshironi të bëni një kërkesë, duhet ta bëni këtë në fund të nëntorit dhe mos prisni deri në dhjetor, pasi mund të jetë tepër vonë. Sa i përket parave, do të duhet të jeni të kujdesshëm, sepse kohët e fundit keni pasur shumë shpenzime për shtëpinë. Në dashuri, megjithatë, nuk do të ketë ndonjë lajm të madh.

Binjakët

Sot Hëna do të jetë disonante dhe do të mbetet e tillë për 48 orë: ju mund të ndiheni nervozë, ndoshta edhe të hutuar. Deri të enjten e ardhshme, do të duhet të bëni shumë kujdes në marrëdhëniet me të tjerët dhe të përpiqeni të mbani nën kontroll emocionet tuaja.

Gaforrja

Kjo e martë do të jetë dita ideale për të vepruar, për të lëvizur në punë ose për të sqaruar çështjet që kanë mbetur pezull. Mos prisni për të premten! Në orët e ardhshme, do të keni një shans shumë të mirë për të arritur diçka më shumë në marrëdhëniet me të tjerët. Konfuzioni që vazhdoni të dëgjoni varet nga fakti që po kërkoni rrugë të reja profesionale. Studentët gjithashtu mund të vendosin të ndryshojnë adresën e tyre.

Luani

Dita e sotme do të jetë një ditë më e mirë se e hëna, kur Hëna ishte në disonancë. Ditët e fundit ndodh gjithnjë e më shpesh të gjeni veten në mosmarrëveshje me të tjerët dhe pastaj të përfundoni duke u grindur. Nëse dëshironi të bëni një bisedë të rëndësishme me dikë, prisni deri të premten!

Virgjëresha

Pak lodhje mund të shfaqet këtë të martë. Dy ditë shumë kritike janë përpara, do ta keni të vështirë të ruani qetësinë dhe mbase do të duhet të përballeni me ndonjë debat. Prisni! Yjet janë shumë premtues dhe ju pret një muaj, ai i tetorit, i cili do t’ju sjellë shumë të reja, sidomos në dashuri.

Peshorja

Do t’ju duhet të merrni ca kohë për të reflektuar. Duhet ta përdorni ditën për të pastruar kokën, sepse do të jetë e lehtë të ndiheni konfuzë, të pavendosur se çfarë të bëni, për shkak të disa situatave të jashtme. Nëse një marrëdhënie nuk përparon, duhet të qëndroni të qetë dhe të përpiqeni të relaksoheni deri të premten.

Akrepi

Sot do të keni Hënën dhe Mërkurin në favor. Po përjetoni një kohë të ngadaltë dhe të qëndrueshme rikuperimi. Dijeni që gjithçka që ndodh në 48 orët e ardhshme mund të bëhet vendimtare për të ardhmen tuaj. Nëse jeni detyruar të bëni të njëjtat gjëra për një kohë të gjatë, mund të ndiheni pak të paduruar, madje të palumtur. Në dashuri, Tetori do të jetë një muaj me shumë fat.

Shigjetari

Sot do të jeni mjaft të lodhur dhe e mërkura gjithashtu do të jetë një ditë e tillë. Gjatë kësaj kohe, ju jeni të zënë ose ju është dashur të pësoni një ndryshim pune që nuk ju pëlqente. Në dashuri gjatë muajit tetor do të duhet të merrni vendime të rëndësishme, të diktuara nga zemra dhe jo vetëm volia. Ata që janë në një marrëdhënie të rëndësishme duhet të sqarojnë disa çështje sa më shpejt të jetë e mundur.

Bricjapi

Tani e tutje do t’ju duhet shumë qartësi dhe racionalitet. Tetori do të jetë një muaj shumë interesant: Afërdita do të jetë në një aspekt të bukur, madje edhe me Jupiterin dhe Saturnin. Çiftet, të cilët dëshirojnë të bëjnë projekte të rëndësishme, do të duhet të përveshin mëngët dhe të angazhohen me punë!

Ujori

Dita e sotme do të jetë një ditë tjetër me shumë hutim dhe lodhje. Në ditët në vijim do të jetë e lehtë të ndryshoni mendim shumë shpesh. Edhe në dashuri mund të keni pasur disa dyshime. Në fund të vitit, Saturni do të mbërrijë dhe do të sjellë më shumë forcë në jetën tuaj.

Peshqit

Hëna do të jetë në shenjën tuaj në aspekt të mirë për Mërkurin. Nëse dëshironi të propozoni diçka në punë duhet të lëvizni menjëherë! Gjatë ditës, mund të keni njohje të rëndësishme që mund të rezultojnë të paçmueshme për të ardhmen tuaj.