Horoskopi Horoskopi, e premte 23 tetor 2020

Horoskopi, e premte 23 tetor 2020

Dashi

Sot do të jeni në gjendje të rigjeni një farë gjallërie, pas dy ditësh shumë të lodhshme. Duket se më e keqja ka mbaruar tani, por do të duhet përpjekje dhe durim për të rregulluar të gjitha situatat e ndërlikuara të këtij viti. Në këtë moment nuk ka dashuri. Gjithashtu, ju po ndryshoni, nuk jeni më të gatshëm të pranoni disa kushte.

Demi

Kjo e premte do të jetë një ditë me ulje dhe ngritje. Do të fillojë shumë mirë, por që nga pasditja e tutje mund të çojë në konflikte, disa momente tensioni. Ndoshta do të përjetoni edhe pak shqetësime fizike ose thjesht shumë lodhje. Sidoqoftë, do të jeni në gjendje të realizoni projektet tuaja dhe të keni sukses në qëllimet tuaja. Lëvizni tani, bëni kërkesat që keni në mendje prej ca kohësh, sepse nga dhjetori e tutje do të ketë shumë pak për të bërë!

Binjakët

Sot do të keni një shërim të shkëlqyer. Krahasuar me fillimin e javës do të rimerrni shumë më tepër energji! Ju do të jeni në gjendje të zgjidhni çdo problem, do të jeni në gjendje të menaxhoni situatat e komplikuara më lehtë. E premtja dhe e shtuna do të jenë dy ditë shumë produktive dhe stimuluese, veçanërisht në frontin e marrëdhënieve. Eshtë koha për t’i lënë vend dashurisë, aq më tepër nëse marrim parasysh faktin që Venusi do të kthehet në favorin tuaj.

Gaforrja

Sot do të jetë një ditë më e mirë se dy të mëparshmet. Sigurisht, ju do të mbani shumë lodhje me vete dhe mund të ndiheni akoma shumë të tensionuar. Sidoqoftë, gradualisht po shëroheni! Nëse nuk keni dalë plotësisht nga disa situata të trazuara, po gjeni një mënyrë për ta bërë atë në muajt e ardhshëm. Ndoshta, fundjavën tjetër duhet t’i kushtoheni diçkaje më relaksuese dhe të këndshme.

Luani

Sot do të duhet të tregoni shumë diplomaci, sepse përndryshe do të përfundoni duke u grindur! Gjatë ditës, një agjitacion i madh do të vijë duke u rritur, ju mund të bëheni idhnakë dhe verbalisht agresivë me ata që ju rrethojnë, edhe pa e kuptuar. Ju jeni shumë të lodhur: kujdesuni për veten!

Virgjëresha

Këtë të premte do të keni yje të favorshëm, kështu që edhe nëse ka pasur vështirësi kohët e fundit, mos u dorëzoni! Dikush mund të ketë marrë tashmë një konfirmim të bukur. Nëse merreni me punë, madje mund të filloni të bëni plane të reja për të ardhmen tuaj. Beqarët duhet të dalin në pah.

Peshorja

Sot në mëngjes mund të ndiheni ende nën presion, nga mbrëmja e tutje morali juaj do të kthehet në nivele të larta. Pse nuk organizoni diçka argëtuese për fundjavën? Në orët e ardhshme, dashuria mund të largohet, duke qenë se në pak ditë Afërdita do të kthehet në shenjën tuaj dhe do t’ju joshë të merrni situatat që kanë mbetur pezull në të kaluarën.

Akrepi

Sot do të keni një dëshirë në rritje për të gjetur qetësi. Ditët e fundit jeni ndjerë paksa jo rehat, me siklete. Ndoshta keni filluar të kuptoni se toleranca është më e mirë sesa të reagoni me zemërim, po përpiqeni të silleni më me qetësi. Sigurisht, nëse dikush prek njerëzit që ju doni, atëherë ju nxirrni luanin brenda jush!

Shigjetari

E premtja do të jetë një ditë stimuluese, sepse do të filloni të merrni përgjigje të rëndësishme. Tani e tutje, ju mund të ktheheni në rrugën e duhur, t’i jepni një kuptim të ri jetës tuaj. Nëse keni projekte të rëndësishme, projekte që ju interesojnë në një mënyrë praktike, duhet t’i çoni përpara me më shumë vrull, në funksion të një viti 2021 që mund t’ju japë shumë kënaqësi. Për më tepër, javën tjetër Venusi do të fillojë një kalim që do të favorizojë dashurinë.

Bricjapi

Punëtorët e pavarur mund të kenë filluar të bëjnë diçka të re disa muaj më parë. Edhe nëse akoma nuk jeni plotësisht të bindur ose të kënaqur me atë që po bëni, përsëri keni më shumë përgjigje dhe reagime sesa më parë. Ju patjetër që ndiheni më të sigurt! Në dashuri do të duhet të jeni të kujdesshëm për të mos provokuar partnerin tuaj në mënyrë të panevojshme, veçanërisht andej nga fundi i tetorit.

Ujori

Hëna do të vijë në shenjën tuaj: përpara keni ditë në të cilat do të jeni veçanërisht aktivë dhe do të dëshironi të përfshiheni në diçka të re. Mbani nevojën tuaj për ndryshim në kontroll, sepse deri më 11 Shkurt shumë gjëra do të ndodhin!

Peshqit

Sot dhe gjatë fundjavës do të duhet të bëni një përpjekje për të mos reaguar ndaj provokimeve, për të lënë gjithçka të rrëshqasë mbi ju, përndryshe do të kaloni ditët në një mënyrë negative. Në dashuri, nëse ka diçka në pritje, do të duhet ta sqaroni atë në fund të tetorit.