Horoskopi Horoskopi, e shtunë 9 shtator 2017

Horoskopi, e shtunë 9 shtator 2017

Dashi 

Ditë pozitive kjo për gjithë të dashuruarit. Do flisni për gjithçka me partnerin/en tuaj dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël me të. Beqarët do jenë sensualë dhe joshës. Të shumtë do jenë personat që do kërkojnë t’iu bëjnë për vete, por vetëm njeri prej tyre do jetë fatlumi. Në planin financiar do jeni me fat dhe do kryeni investimet e nevojshme.

Demi 

Dita e sotme do jetë një nga më të bukurat e këtij viti. Do kuptoheni më së miri me personin që keni në krah dhe do shihni me optimizëm drejt së ardhmes. Beqarët do jenë edhe më realistë dhe nuk do kërkojnë me ngulm të krijojnë menjëherë një lidhje. Në planin financiar duhet të tregoheni paksa më të matur me shpenzimet.

Binjakët

Jeta në çift do jetë shumë e qëndrueshme sot dhe nuk do keni as problemin më të vogël me personin që iu ndodhet pranë. Komunikimi dhe toleranca do vazhdojë të jetë pika juaj më e fortë. Beqarët do vazhdojnë të jenë në kërkim të shpirtit të tyre binjak, por pa rezultat. Financat do jenë të dobëta për shkak të disa shpenzimeve të detyrueshme.

Gaforrja

Konfigurimi i yjeve do jetë shumë i mirë sot për jetën sentimentale të çifteve. Do jeni më të dashur dhe më tolerantë me personin që keni në krah prandaj lidhja juaj do marrë një drejtim edhe më pozitiv. Beqarët do kenë propozime të shumta, por do kenë frikë të marrin vendime. Me financat duhet të tregoheni vigjilentë.

Luani

Do keni shumë rivalë në dashuri gjatë kësaj dite kështu që mbajeni pranë partnerin/en dhe surprizojeni atë gjatë gjithë kohës. Beqarët nuk do jenë shumë të sigurtë për atë që duan dhe nuk do dinë çfarë të bëjnë kur t’iu bëhen ftesa. Mos u nxitoni për asgjë! Në planin financiar duhet të jeni më të arsyeshëm me shpenzimet.

Virgjëresha

Do jeni shumë besnikë ndaj partnerit/es tuaj gjatë kësaj dite dhe askush nuk do mund t’iu bëjë dot për vete edhe pse do mundohet. Dashuria që keni në krah kalon çdo kufi. Beqarët nuk do kenë shumë dëshirë të njihen me persona të rinj dhe do mbeten me të njëjtin status. Në planin financiar mos bëni asnjë çmenduri.

Peshorja

Nuk do kuptoheni shumë mirë me atë që keni në krah gjatë kësaj dite dhe herë pas here mund të debatoni. Ju do jeni më kokëfortët. Kujdes! Beqarët do kenë takime, por duhet të reflektojnë me kujdes para se të hedhin çdo hap. Situata financiare do ketë përmirësime, megjithatë nuk duhen bërë shpenzime marramendëse.

Akrepi

Të dashuruarit do jenë të gatshëm të bëjnë çfarëdo lloj sakrifice vetëm për t’ia kaluar sa më mirë me personat që kanë në krah. Beqarët do kenë takime pafund dhe do mund të zgjedhin cilin person të duan. Shfrytëzojeni ditën sepse nuk vijnë gjithmonë kohë të tilla. Financat do kenë tronditje të mëdha, matuni mirë para se të hidhni çdo lloj hapi.

Shigjetari

Edhe për ju kjo ditë do jetë mjaft e vështirë. Do keni shumë debate me atë që keni në krah dhe nuk do arrini t’i zgjidhni dot telashet. Beqarët do vazhdojnë të jenë gjithë kohës në kërkim, por nuk do kenë shumë fat. Mundohuni të qëndroni më tepër kohë me miqtë. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri.

Bricjapi

Asnjë planet nuk do mund ta turbullojë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Ju dhe partneri/ja do jeni si një ekip i fortë që mund të përballoni çdo lloj sfide. Beqarët do kenë shumë besim tek vetja e tyre dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Në planin financiar situata do jetë më e përshtatshme për të kryer edhe ndonjë investim.

Ujori

Ditë shume e zymtë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Nuk do arrini dot të flisni qetësisht me partnerin/en dhe mosmarrëveshjet do vazhdojnë të thellohen. Beqarët do kenë një ditë paksa më ndryshe. Mundësitë për njohje të reja me persona të veçantë do jenë të shumta. Në planin financiar mos i lini pas dore problemet e vogla.

Peshqit

Marrëdhënia në çift do jetë edhe më e ngrohtë gjatë kësaj dite. Do flisni lirshëm për gjithçka që iu shqetëson dhe së bashku do arrini të zgjidhni çdo gjë. Beqarët do kenë mundësi me shumicë për të takuar dashurinë e jetës së tyre. Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni vigjilentë dhe të mos kryeni investime të mëdha.