Horoskopi Horoskopi i 2019-ës: Si do të jetë viti i ri sipas elementit...

Horoskopi i 2019-ës: Si do të jetë viti i ri sipas elementit të ujit, ajrit, zjarrit dhe tokës

Viti i ri, horoskop i ri dhe ai i vitit 2019 parashikon kënaqësi të mëdha, fat dhe energji pozitive për të gjitha shenjat zodiakale. Përveç parashikimeve astrologjike të yjësie, është e rëndësishme të dimë se çfarë thonë yjet e vitit të ri bazuar edhe në katër elementet e zodiakut: ajri, uji, toka e zjarri.

Në bazë të secilit element, do të ketë ndjesi pozitive në fusha të ndryshme me shenjat e zjarrit të cilat do të goditen nga Kupidi disa herë, shenjat e tokës që si gjithmonë do të jenë me shumë fat, shenjat e ujit që do t’u rritet pasuria dhe ato të ajrit, protagoniste absolute në fushën e karrierës dhe realizimeve personale.

Yjet flasin për një vit me lëvizje shumë interesante planetësh dhe ndryshime të shpeshta. Mbani sytë hapur edhe ndaj influencave që mund t’ju dhurojë ashendentja juaj dhe përgatituni për të jetuar vitin më të mirë deri tani. Kështu thotë zodiaku.

Shenjat e zjarrit në 2019-ën: Dashi, Luani, Shigjetari

2019-a do të jetë një vit i cili duhet jetuar në maksimum me një sprint krejtësisht të ri, sidomos falë Jupiterit tek Shigjetari që ndriçon rrugën e shenjave të zjarrit dhe u tregon rrugën e drejtë, veçanërisht në labirintet dredha-dredha të dashurisë. Pas një viti paksa të ndrydhur për sa i përket marrëdhënieve të dashurisë, 2019-a do të sjellë një jetë të re për Dashin, Luanin dhe Shigjetarin të cilët do të ëmbëlsohen paksa nga ndjenja të ëmbla e pasionante edhe në momentet kur i kishin humbur shpresat. Yjet kërkojnë disa sakrifica në aspekti ne karakterit, por sapo të ulet trari, këto shenja do të kenë mundësi të përfitojnë nga rrjedhat pozitive që do t’ju bëjnë t’ju nxjerrin sytë zemra për shumë gjatë, veçanërisht gjatë dimrit.

Shenjat e tokës në vitin 2019: Demi, Virgjëresha, Bricjapi

Parashikimet e zodiakut për vitin 2019 flasin qartë për shenjat e tokës që mund ti krahasojmë me një tortë në të cilën fati do të spërkatet mbi to si sheqeri pluhur, sidomos në verë. Me rikthimin e Uranit tek Demi parashikohen moment të papritura gëzimi dhe euforie që i bëjnë Demin, Virgjëreshën dhe Bricjapin, protagonistët e festave më të bukura të vitit të ardhshëm. Duhet të jeni të vëmendshëm ndaj influencave të Saturnit në Bricjap, që do të shfaqë fuqinë maksimale të energjisë dhe grintën tek shenjat e tokës duke i bërë të parezistueshme, sidomos në fushën e marrëdhënieve të dashurisë dhe miqësisë.

Shenjat zodiakale të ujit në vitin 2019: Gaforrja, Akrepi, Peshqit

Shenjat e ujit janë të pandalshme dhe në vitin 2019 këmbëngulja e tyre do të jetë si një valë shpërthyese së cilës i duhet kushtuar vëmendje. Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit kanë në fakt një objektiv shumë préciz në kokën e tyre për vitin 2019 dhe bëhet fjalë për para, për shumë para. Me Saturnin në Bricjap, në anë të kundërt me Gaforren, shenjat e ujit do të rigjejnë brenda vetes dëshirën për të rifituar diçka që ka qenë në gjumë prej shumë kohësh. Viti i ri do të sjellë dëshirën për pushime të shpeshta, aventura ekzotike dhe lukse të  vogla e shenjat e ujit do të jenë të gatshme t’u japin jetë këtyre dëshirave.

Shenjat e ajrit në 2019-ën: Binjakët, Peshorja, Ujori

Më në fund viti i Binjakëve, Peshores e Ujorit! Shenjat e ajrit nuk kanë qenë protagoniste të horoskopit prej disa kohësh por tashmë, me gjithë ndikimet e planeteve që janë të gatshme të ndihmojnë këto shenja, do të shfaqin një rilindje reale të brendshme, çka do t’i bëjë të shkëlqejnë si një yll gjatë natës. Të gatshëm për të zhbiriluar horizontin sepse parashikohen prurje të mëdha në fushën e përmbushjes personale dhe karrierës si dhe kënaqësi të mëdha që mbërrijnë pak me vonesë, por kjo pritje nuk do të zhgënjejë. Periudha më e favorshme për të nisur një aventurë do të jetë fundi i marsit, kur Venusi dhe Hëna e Zezë të funksionojnë si një fatsjellës karizmatik, duke siguruar sukses në misionin e këtyre shenjave.

Burimi: Cosmopolitan Italia