Horoskopi Horoskopi i dashurisë: Këto janë shenjat që do bëjnë namin këtë verë

Horoskopi i dashurisë: Këto janë shenjat që do bëjnë namin këtë verë

Dashi

Marrëdhëniet që krijohen gjatë kësaj periudhe nuk janë shumë të qarta. Tradhtia nuk është një zgjidhje, përkundrazi. Çiftet që janë të lidhura prej kohësh do të hasin problemeve për shkak të disa personave jashtë marrëdhënies së tyre. Ditët e fundit të muajit do të jenë disi konfuze, por ju jeni të fortë. Megjithatë, fitimtarët e kësaj beteje jeni ju.

Demi

Nëse jeni të vetmuar, ju ftojmë të shfrytëzoni sharmin që ju karakterizon për takime shumë të veçanta. Të divorcuarit do të vazhdojnë me problemet e tyre të zakonshme. Të lindurit në shenjën e Gaforres ose të Peshqve do t’ju tërheqin vëmendjen.

Binjakët

Kjo verë do të jetë e rëndësishme, sidomos ato lidhjet rastësore. Marsi është në një aspekt të shkëlqyer, ja pse do të karakterizoheni nga një sensualitet i madh. Këto emocione do të doni t’i ndani me njeriun e duhur. Takime shumë të veçanta diku në mes të muajit. Emocione të paprovuara më parë në datën 23. Po jua them paraprakisht se gushti do të jetë muaji i emocioneve të mëdha. Pushimet programojini pas datës 29. Mos i nënvlerësoni takimet e kësaj periudhe. Gjatë korrikut duhet të frekuentoni njerëz e të argëtoheni. Energjitë do të shtohen pas datës 23.

GAFORRJA

Korriku do të jetë një muaj i rëndësishëm për dashurinë. Çiftet që kanë debatuar më shumë, tani mund të gjejnë mirëkuptim. Ndërsa ata që janë ndarë, pas një periudhe të gjatë acarimesh dhe izolimi, më në fund do të fillojnë të hedhin sytë përreth. Ky muaj është i favorshëm për aventura, por njerëzve të rinj që njihni nuk duhet t’u jepni më shumë hapësirë nga sa meritojnë. Vlerësojini mirë dëshirat tuaja pa filluar të keni iluzione të kota. Shpesh, të lindurit e shenjës së Gaforres që janë zhgënjyer nga dashuria shoqërohen me persona duke e ditur që në fillim se nuk janë të besueshëm. Kjo ndodh për shkak të zhgënjimeve që kanë pësuar dhe parapëlqejnë dashuritë kalimtare në vend që të vihen në kërkim të asaj të vërtetës. Por në terma afatgjatë, kjo zgjedhje mund të rezultojë e gabuar.

LUANI

Dashuria zë vend të rëndësishëm këtë muaj. Është një periudhë e mirë për ndjenjat. Mund të filloni të mendoni për një ndryshim rrënjësor. Ata që duan të martohen ose të gjejnë shtëpi, kanë një qiell mjaft interesant dhe, me hyrjen e Marsit në shenjë, që ju zgjon shqisat, edhe pasioni bëhet më i fortë! Shumë të lindur të kësaj shenje do të kërkojnë një lloj autonomie nëse janë të rinj, ose një jetesë të re me personin e duhur. Favorizohen martesat, bashkëjetesat dhe marrëveshjet sentimentale. Ndërhyrja e juristëve, konsulentëve të biznesit ose ekspertëve do të jetë e nevojshme për të zgjidhur një kleçkë dhe arritja e një marrëveshjeje do të jetë më e thjeshtë. Është një muaj i rëndësishëm dhe i favorshëm për realizimin e ideve. Gjatë kësaj periudhe, mund t’ju shtohet dëshira për t’u bërë me fëmijë, veçanërisht për ata që janë rreth të tridhjetave. Mund t’ju lindin ndjenja të veçanta për personat e shenjave të Virgjëreshës, Shigjetarit dhe Dashit. Të lindurve në shenjën e Luanit u pëlqejnë marrëdhëniet stimuluese, të cilat nuk karakterizohen nga mërzia, por nisen gjithmonë nga planifikimi.

VIRGJËRESHA

Pas një qershori të përgjumur, dashuria rizgjohet. Ndonjë prej jush mund të bëjë edhe zgjedhjen e jetës. Ata që kanë një lidhje të qëndrueshme do ta jetojnë këtë çast si burim frymëzimi për të ardhmen. Nëse gjatë katër muajve të fundit keni pasur probleme pune ose njëri nga të dy ka qenë keq, tani më në fund mund të mendoni për të ardhmen në mënyrë më aktive. Ndryshon puna për ata që janë ndarë dhe duhet të mbyllin çështjet ligjore që janë hapur prej muajsh. E vërteta është se viti 2019 ka në plan që t’ju befasojë nga fundi i tij. Bëni kujdes nga problematikat e kota që mund t’i mbartni gjatë tri të dielave të fundit të muajit korrik. Ashtu si në qershor, edhe tani, pikërisht e diela është problemi. Por jo për fajin tuaj.

PESHORJA

Në dashuri duhet të bëni pak durim, sepse prej pak kohësh gjërat nuk shkojnë më si në fillim. Edhe çiftet që duhen shumë ka mundësi që të takohen rrallë. Në ambientet e punës do të përballeni me situata të tensionuara dhe konkurrenca banale. Nëse ka pjesëmarrje dhe bashkëpunim nuk ka asnjë lloj problemi.

Vetëm çiftet që kanë shumë kohë që përjetojnë krizë, nga fundi i vitit mund të ndahen. Të tjerët, me pak vullnet dhe mirëkuptim reciprok, mund të vazhdojnë lidhjen. Historitë paralele nuk meritojnë vëmendje, prandaj bëni kujdes që të mos tradhtoni në shenjë hakmarrjeje dhe ta lini veten që të bini pre e tundimeve fatale. Hapat e gabuar paguhen shtrenjtë. Në pjesën e fundit të korrikut do të gjykoni me ashpërsi sjelljen e një të afërmi, dikujt që i shpëton përgjigjeve të tua. Bëni kujdes në datën 23…

AKREPI

Ndjenjat janë shumë të rëndësishme gjatë muajit korrik. Periudha e përsosur për ata që duan të jetojnë një dashuri emocionuese, të bëjë një takim të shpejtë ose të ndërmarrin një vendim që do t’ju ndryshojë jetën. Venusi arrin t’u bëjë favore edhe atyre që kanë kohë pa marrë një të tillë. Mund t’i jetoni më së miri edhe marrëdhëniet me kohë të pjesshme. Ata që prej pak ditësh kanë mbyllur një histori, nuk do të jenë të gatshëm që të hyjnë sërish në lojë. Do të keni tërheqje të fortë për shenjat e Gaforres, Ujorit dhe Binjakëve. Natyrisht, gjatë kësaj kohe do të keni nevojë për stimuj mendorë. Tërheqja fizike vlen, por mund t’ju pëlqejë edhe dikush me diferencë moshe ose jo aq tërheqës në nivelin estetik. Rëndësi ka që t’ju bëjë të qeshni dhe të ndiheni mirë. Nëse po jetoni një marrëdhënie që nuk funksionon prej kohësh, bëni kujdes që të mos përfshiheni në ndonjë histori tjetër. Venusi i ndihmon guximtarët, por nuk i mbulon situatat e rrezikshme!

SHIGJETARI

Dashuritë që vazhdojnë ose lindin gjatë këtij muaji mund të jenë një pikë reference për të ardhmen. Madje dua që të ftoj menjëherë të gjithë ata që kanë ndenjur vetëm prej shumë kohësh (edhe pse mendoj se janë pak syresh, duke pasur parasysh pozicionin e mirë të yjeve gjatë muajve të fundit) që të rezervojnë pushimet verore mes fundit të korrikut dhe gushtit, në vende të këndshme dhe jo të humbura, në mënyrë që ta kenë më të lehtë për të lënë takime! Një aventurë që mund të ringjallë te ju dashurinë do të jetë një konfirmim më shumë për emocionet e reja. Mos mendoni se vetëm falë një qielli të favorshëm një njeri mund të ndryshojë karakter. Prandaj, nëse doni që ta shfrytëzoni sa më mirë këtë periudhë, mos tërhiqni zvarrë lidhjet e kota, por ndërroni objektiv. Kuadri yjor do të përdorë tranzitet me energji të veçantë emocionale dhe ndjenjat nuk do të vonojnë të shfaqen pas datës 23. Ja pse ky është muaji ideal për martesat, bashkëjetesat ose edhe për të gjetur intimitetin në çift. Kjo situatë vlen edhe për ata që duan të transferohen ose të ndryshojnë klimë…

BRICJAPI

Në dashuri do të keni dyshime të vogla. Ata që janë të martuar dhe bashkëjetojnë prej pak kohësh duhet të mësohen me stilin e ri të jetesës, i cili mund t’u duket paksa i vështirë në fillim. Në përgjithësi, viti 2019 mbetet një vit i rëndësishëm për ata që duan të konfirmojnë ndjenjat. Megjithatë, në korrik duhet të bëni kujdes. Veçanërisht, çiftet që kanë lënë pas një të kaluar të stuhishme, apo një ish të dashur që nuk heq dorë, duhet t’i shmangin patjetër mosmarrëveshjet. Bëni kujdes nga kritikat e ziliqarëve. Ata që përdorin rrjetet sociale, duhet të qëndrojnë indiferentë ndaj sulmeve të drejtpërdrejta që shpesh bëhen nga njerëz të parëndësishëm. Edhe në dashuritë e reja ka gjithmonë një fije mosbesimi. Ndoshta ngaqë mendja juaj në këtë periudhë është e mbushur me mendime të tjera pune apo financiare. Ata që janë beqarë duket se nuk kënaqen kurrë, madje as nga historitë e rastësishme. Ata që janë prindër do të shqetësohen për fëmijët, por edhe për shëndetin e një njeriu të dashur. Korriku është një muaj që do të ecë ngadalë, por jo i papërballueshëm. Mjafton të shmangni disa vështirësi ose mosmarrëveshje në datën 23.

UJORI

Korriku do të jetë një muaj i vështirë. Nuk do t’ju mungojë dashuria, por do të shpërqendroheni nga situata të tjera, kryesisht ato ekonomike. Një situatë paksa e ndërlikuar do të ndizet në qiell më datë 18, kur Hëna të ndodhet në shenjën tuaj zodiakale. Çiftet e konsoliduara mund të vazhdojnë projektet e tyre, por duhet të bëjnë kujdes me portofolin. Kush ka vendosur që të hapë një aktivitet me një ortak, me partnerin ose me një të afërm, duhet t’i ndajë mirë shpenzimet dhe përgjegjësitë. Me siguri, do t’i duhet që të administrojë me kujdes hyrjet dhe daljet, sepse në fund të muajit do të ketë shpenzime. Ata më fatlumët, por mbi të gjitha më të ndërgjegjshmit, nuk do të shpenzojnë para pa hesap, por do t’i investojnë ato në mënyrën më të mirë të mundshme. Negociatat do të mbyllen, por jo me çmimin që mendoni ju. Ju leverdis që të bashkëpunoni, në të kundërt, duhet të prisni të paktën disa muaj përpara se të vlerësoni një ofertë të re.

PESHQIT

Është një muaj i mirë për çiftet që duan të bëjnë një zgjedhje të rëndësishme. Ditë interesante do të jenë datat 10, 11, 20 dhe 21, kur Hëna do të jetë në favorin tuaj bashkë me planetët e tjerë. Çiftet e qëndrueshme i tremben më pak të ardhmes. Ata që janë ndarë dhe nuk kanë rënë ende dakord për ndarjen e pasurisë, kanë shpresa që të bëjnë kompromis brenda fundit të këtij viti. Nuk janë të paktë edhe ata që kanë kaluar një periudhë furtune dhe kanë ngelur të dyzuar mes dy historive. Ose kanë bërë një zgjedhje për të vazhduar ashtu për shkak të çështjeve të punës ose ndonjë motivi tjetër. Është çasti që të hiqni dorë nga grindjet dhe të ndërtohet diçka e rëndësishme. Me partnerin e duhur mund të bëhen zgjedhjet e duhura, madje duke filluar që nga fundi i këtij muaji. Për ata që duan të bëhen me fëmijë është çasti i duhur. Duhet shfrytëzuar çdo mundësi për t’i shfaqur dashurinë dikujt.