Horoskopi Horoskopi javor 11-17 Janar 2021

Horoskopi javor 11-17 Janar 2021

Dashi

Pasi të keni zgjidhur disa çështje financiare, kushtojini rëndësi  ndjenjave, ato që ju lidhin me miqtë në veçanti. Ju keni shumë për të thënë dhe për të bërë dhe do mbani premtimet tuaja. Puna, karriera dhe imazhi publik do jenë në plan të parë të ditën e mërkurë. Dituria ju bën të fortë dhe të vetëdijshëm për vendimet tuaja.

Demi

Nëse dini si të kontrolloni dëshirën për të shijuar sa më shumë ndjesi të jetë e mundur, atëherë do keni ditë të mbushura me kënaqësi. Kurioziteti dhe një frymë evazioni do ju bëjnë të keni disa ngritje në marrëdhëniet tuaja me njerëzit apo ambientin ku punoni. Mundësi të mahnitshme për beqarët. Sektori profesional kërkon përqendrim maksimal. Mos i besoni shumë një personi që duket shumë bujar.

Binjakët

Situata ideale në sektorin e dashurisë. Yjet do ju japin më shumë hijeshi dhe harmoni në marrëdhënien tuaj me partnerin. Përfitoni nga kjo periudhë edhe për të zgjeruar rrethin tuaj të miqve, për t’u bashkuar me grupe që ndajnë interesat tuaja. Merrni me entuziazëm një punë shtesë që mund t’i bëjë të ardhurat tuaja më të konsiderueshme dhe të hapë perspektiva të reja.

Gaforrja

Nuk mund të jenë të gjithë yjet në favorin tuaj, por tani jeni në një fazë kaq rigjeneruese, saqë me guxim dhe besim nuk do hezitoni të çliroheni nga situata të këqija apo njerëz negativ. Ju dëshironi të ndërtoni lumturinë tuaj. Aktivitetet tuaja do jenë në progres, do përjetoni një dashuri të mbushur plot me pasion, ku do ju bëjë të dilni përtej kufijve sidomos në fundjavë ku do përjetoni momente magjike.

Luani

Ka ende vend për përmirësim, prandaj duhet patjetër të ndërmerrni disa hapa të reja. Shmangni në mënyrë drastike çdo lloj problemi që lidhet me punën dhe interesat financiare. Mos lejoni që një miqësi të zbehet nga interesi. E mërkura, dita e Hënës së Re, është koha e duhur për të menduar edhe për shëndetin.

Virgjëresha

Lamtumirë vetmi! Hëna e Re, Venusi dhe Marsi u premtojnë të gjithëve diçka shpërblyese. Pritet rritje e interesimit në dashuri. Marrëdhëniet kanë tendencë të bëhen më të ngrohta dhe më harmonike. Lajme, surpriza dhe takime me fat midis të hënës dhe të mërkurës. Perspektiva të shkëlqyera edhe në punë dhe në shkollë, mbase do të keni pak përgjegjësi, por të paratë do të kompensojnë sakrificat.

Peshorja

Pjesa e parë e javës sinjalizon një hidhërim ose shqetësim sidomos në familje dhe në marrëdhëniet martesore. Por më pas vjen ylberi në jetën e Peshores. Nuk mungojnë zgjidhjet e lumtura për historitë e dashurisë që kanë pasur ulje dhe ngritje dhe mundësi për të harruar çdo hidhërim të së kaluarës. Në punë dhe në shkollë ju mund të mbështeteni në qartësinë e mendjes dhe mundësive me fat.

Akrepi

Dashuria lundron nëpër ujëra të qeta por në një moment mund të merrni bezdisje të papritura. Në punë dhe shkollë, mos i jepni shumë rëndësi gjykimit të të tjerëve, i cili rrezikon të ndikojë negativisht tek ju. Mundësi të mira për t’u spikatur, por duhet t’u vërtetoni aftësitë tuaja rivalëve. Kujdes financat: vështirësi të mundshme për ata që kanë lindur në Tetor. Javë ideal për t’i dhënë një strukturë të re jetës së shoqërisë.

Shigjetari

Mërkuri, Jupiteri dhe Saturni kalojnë shenjën tuaj dhe do krijojnë marrëdhënie të shkëlqyera me partnerin tuaj. Java premton të jetë e këndshme për dashurinë, me fat për miqtë e rinj dhe argëtim. Por kujdes nga pabesitë që rrezikojnë t’ju hapin probleme në dashuri. Mos abuzoni me durimin e të tjerëve. Puna dhe studimet shkojnë mirë.

Bricjapi

Ka një shpërthim suksesi dhe popullariteti personal për Bricjapin, i cili është në një fazë të mirëqenies dhe euforisë së madhe. Mbi të gjitha, dashuria, erosi, aktivitetet sportive dhe krijuese dhe udhëtimet janë të favorizuara nga yjet, përfitoni! Karriera dhe paratë po lulëzojnë.

Ujori

Qielli juaj do trazohet nga Marsi dhe Urani. Ngjarje të papritura, të bezdisshme dhe çështje të vogla do ju bëjnë nervozë. Ju keni në krah një shoqëri të këndshme që ju korrigjojnë në shumë situata. Në punën në aktivitete të ndryshme, qëllimet e reja premtojnë sukses. Ju mund të merrni përsipër përgjegjësi të reja pa shkaktuar ankth.

Peshqit

Kur Afërdita dhe Marsi janë në një marrëveshje të shkëlqyeshme, energjitë fizike, erotizmi dhe karizma janë në krye. Të dy planetet sjellin situatat perfekte për ju. Kur i lini talentet tuaja të shkëlqejnë, ju jeni edhe më magjepsës. Të gjithë ju duan. Hëna e Re në Mërkur ju fton të bëni plane me miqtë. Fundjava për dashurinë dhe aventurat, do jetë thjesht fantastike!