Horoskopi Horoskopi javor nga Paolo Fox: Shenjat e bekuara nga yjet për datat...

Horoskopi javor nga Paolo Fox: Shenjat e bekuara nga yjet për datat 1-7 prill

Dashi

Do të hasni vështirësi në lidhjen me partnerin. Tek-tuk mund të ketë re të zeza në qiellin e dashurisë. Do të bënit mirë të sqaroheshit dhe të  mos flisni me tone të larta. Për fat, Mërkurin do ta keni në shenjë, por duhet të dini t’i shfrytëzoni rastet e volitshme . Tashmë e keni të qartë se nuk duhet të ndaleni para asgjëje. Në fundjavë mund të ndiheni paksa të stresuar.

Demi

Që në krye të javës Hëna do të kthehet në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Kjo do të ndikojë negativisht në gjendjen tuaj shpirtërore, duke jua bërë të vështirë komunikimin me të tjerët. Mos u shqetësoni, sepse bëhet fjalë për një situatë kalimtare. Duke filluar që nga e mërkura gjendja do të përmirësohet. Çiftet që janë bashkë prej kohësh do të përjetojnë një lidhje të zjarrtë.

Binjakët

Mërkuri do të jetë i vendosur në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj. Në ditët e para do të ndiheni energjikë dhe me dëshirën për të vepruar. Do të lini takime që mund të rezultojnë të dobishme për të ardhmen. Të enjten dhe të premten mund të përjetoni situata stresuese, por bëni kujdes të mos bini në plogështi. Shfrytëzojini ditët e para të javës për të mbyllur çështjet e rëndësishme.

Gaforrja

Në krahasim me javët e kaluara, duket se keni arritur të gjeni ekuilibrin për sa u përket çështjeve të punës. Do të jenë problemet personale ato që do t’jua prishin terezinë. Me raste do t’ju duhet të bëni ndonjë kompromis, në mënyrë që të keni një ambient të qetë në shtëpi. Mos e humbisni besimin te vetja dhe shumë shpejt diçka do të ndryshojë. Të shtunën dhe të dielën mund të ndiheni pak nervozë.

Luani

Do të jeni të favorizuar në aspektin profesional. E vetmja gjë që do t’jua prishë humorin do të jetë ndonjë mosmarrëveshje me partnerin, e cila mund të minojë harmoninë në çift, por gjithsesi bëhet fjalë për një situatë kalimtare. Shumë shpejt do të mund të sqaroni të gjitha dyshimet që keni. E hëna dhe e marta nuk do të jenë fort të mbara. Parashikohet që fundjava të jetë romantike.

 

Virgjëresha

Do të jeni shumë të ngarkuar me punë, por bëjeni gjithçka me qetësinë e duhur dhe mos u tërhiqni për asnjë arsye. Aty nga mesi i javës mund të hasni ndonjë pengesë në çështjet e punës, por që do të arrini ta zgjidhni me sukses. Ata që së fundmi kanë pasur mosmarrëveshje me partnerin, do të munden tashmë të gjejnë ekuilibrin e duhur.

Peshorja

Gënjeshtra, sugjestionime dhe fjalë të dykuptimshme. Kjo do të jetë situata me partnerin në fillim të javës. Do të ndiheni dyshues, saqë me raste do të luani edhe rolin e detektivit. Për ata që prej pak kohësh e kanë mbyllur një lidhje, tashmë kanë mundësi që t’i kushtohen vetes. Jo fort e mirë parashikohet situata edhe në aspektin profesional, për shkak të ndonjë mosmarrëveshjeje me ndonjë koleg.H

Akrepi

Java do të jetë përgjithësisht e mbarë për të lindurit e kësaj shenje. Hëna e kthyer nga shenja juaj do të ndikojë që të përjetoni emocione të bukura. Mund të keni ndonjë mosmarrëveshje të vogël me partnerin, por do të preferoni të mos i zmadhoni gjërat. Të hënën, të mërkurën dhe gjatë gjithë fundjavës do të jeni fjalëpakë e punë shumë.

Shigjetari

Këtë javë do të mbizotërojë dashuria në të gjitha format e saj. Gjatë kësaj periudhe disa shenja të zodiakut po pësojnë transformime dhe pjesë e këtij rrethi është edhe Shigjetari. Do të gjeni prehje në krahët e partnerit dhe do të jeni më të vëmendshëm ndaj nevojave të tij. Puna do të mbetet në plan të dytë, por do të jenë të shumtë ata që do t’i njohin cilësitë tuaja.

Bricjapi

Keni lënë pas krahëve një muaj sfilitës. Më në fund do të gjeni qetësi, sidomos në aspektin sentimental. Përpiquni të mos bëni panik, nëse diçka nuk shkon mirë në punë. Java do të jetë në përgjithësi e mbarë, përveç paradites së ditës së enjte që mund t’ju dalë ndonjë çështje problematike. E shtuna dhe e diela do të jenë ditët më me fat.

Ujori

Është e këshillueshme që këtë javë të bëni kujdes me financat , në mënyrë që të jeni të përgatitur për periudhat e vështira. Situata sentimentale parashikohet të mos jetë fort e mirë. Venusi në pozicion të pafavorshëm mund të ndikojë që të lindë ndonjë keqkuptim mes jush. Është më mirë që të sqaroheni menjëherë për çdo paqartësi që të keni.

Peshqit

Java do të jetë në përgjithësi e mbarë. Nëse do të ndiheni të rënë moralisht, do të bënit mirë t’u përkushtoheni pasioneve tuaja, në mënyrë që ta hiqni mendjen nga problemet. Do të ndiheni energjikë, sidomos në fundjavë. Në aspektin profesional pritet që të merrni lajme të mira. Për sa i përket aspektit sentimental, situata më në fund do të bëhet e qartë për ju.