Horoskopi Horoskopi javor nga Paolo Fox: Zbuloni ç’surpriza kanë parashikuar yjet për datat...

Horoskopi javor nga Paolo Fox: Zbuloni ç’surpriza kanë parashikuar yjet për datat 11-17 mars

Dashi

Kjo javë do të shënojë kthimin e Mërkurit në shenjën tuaj. Duke filluar që nga dita e mërkurë do të nisë për ju një periudhë shumë e suksesshme në aspektin profesional, gjatë së cilës nuk do të mungojnë rastet që duhet t’i kapni fluturimthi. Aty nga mesi i javës do të merrni lajme të mira dhe Hënën do ta keni në shenjë. Venusi gjithashtu ju favorizon dhe ju premton shumë fat në sferën e ndjenjave.

Demi

Java do të fillojë bukur me Hënën në shenjë. Të hënën dhe të martën do të merrni lajme të mira në aspektin profesional. Më pak fat do të keni për sa u përket ndjenjave. Venusi nuk ju favorizon dhe do të ndikojë që të keni mosmarrëveshje në çift. Kërkojeni me çdo kusht dialogun me partnerin. E premtja dhe e shtuna do të jenë ditët më të përshtatshme për të bërë një bisedë me të.

Binjakët

Më në fund Mërkuri do të kthehet nga shenja juaj. Duke filluar nga dita e mërkurë, do të zgjidhet çdo problem që keni pasur në jetën personale edhe për sa i përket aspektit profesional. Duket se gjërat do të marrin rrugën e zgjidhjes dhe më në fund do t’ju njihen meritat. E mërkura dhe e enjtja do të jenë dy ditë me shumë fat, pasi Hëna do të jetë në shenjën tuaj.

Gaforrja

Të premten dhe të shtunën fati do të jetë në anën tuaj, sepse më në fund Hëna do t’ju favorizojë. Deri ditën e mërkurë do të keni edhe mbështetjen e planetit Mërkur. Përfitoni nga kjo situatë për t’u dhënë zgjidhje të gjitha çështjeve të mbetura pezull, sidomos për sa i përket aspektit profesional, sepse në të ardhmen e afërt parashikohet që të hasni ndonjë pengesë të paparashikuar.

Luani

Duket se fati është kthyer në anën tuaj, pas një periudhe të vështirë që keni kaluar. Duke filluar nga dita e mërkurë, planeti Mërkur do t’ju favorizojë dhe në aspektin profesional do të merrni lajme të mira. Për fat të keq, nuk do ta keni ende mbështetjen e Venusit. Do të keni probleme sentimentale dhe vetëm ditën e diel, kur Hënën do ta keni aleate, do të rifitoni qetësinë në çift.

Virgjëresha

Gjatë këtyre javëve të fundit Mërkuri ju ka nxjerrë pengesa në aspektin profesional, duke jua bërë marrjen e vendimeve akoma më të vështirë. Më në fund, duke filluar nga dita e mërkurë, gjithçka do t’ju duket më e thjeshtë. Mërkuri do t’ju favorizojë dhe zgjidhjet do të vijnë si me magji. Veçanërisht me fat do të jenë dita e premte dhe e shtunë.

Peshorja

Gjatë javëve në vazhdim, për shkak se Mërkuri do të kthehet në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, Pdo të përballeni me probleme të shumta si në aspektin profesional ashtu edhe në familje.  Do të keni vështirësi në komunikimin me të afërmit. Për fat, Venusi do t’ju dhurojë shumë gëzim, duke ju favorizuar në aspektin e ndjenjave. Dita më me fat do të jetë e diela.

Akrepi

Java nuk do të fillojë fort e mbarë, për shkak se Hënën nuk do ta keni aleate. Do të ishte më mirë që gjatë këtyre ditëve të mos ju provokonin, sepse do të reagonit keq. Venusi në pozicion të pafavorshëm ju krijon tensione në aspektin sentimental dhe puna mund të arrijë deri në zënkë. Për fat të mirë, ditën e premte dhe të shtunë do të mund të gjeni qetësinë si në punë dhe në shtëpi.

Shigjetari

Ditën e mërkurë, planeti Mërkur do të kthehet nga shenja juaj dhe suksesin do ta keni të garantuar. Ky do të jetë viti i fitoreve për ju dhe që tani do të filloni të vilni frytet e para. Bëni kujdes ditën e mërkurë dhe të enjte, sepse Hëna në pozicion të pafavorshëm mund t’ju bëjë ta shikoni me pesimizëm një situatë që mund të kthehet në dobinë tuaj.

Bricjapi

Kjo nuk do të jetë një nga periudhat më pozitive për ju, sepse nuk do ta keni mbështetjen e Mërkurit. Nëse në të kaluarën kishit bërë përparime në aspektin profesional, tani do të hasni pengesa në rrugën tuaj, sidomos të premten dhe të shtunën falë edhe ndikimit të Hënës që do ta përkeqësojë situatën. Mos u druani, sepse në të ardhmen fitoren do ta keni të sigurt.

Ujori

Venusin e keni në shenjë dhe dashuria nuk mund të shkojë më mirë se kaq. Nëse jeni beqar mjafton të shikoni përreth, sepse do të bëni takime interesante, sidomos gjatë pjesës së dytë të javës. Duke filluar nga dita e mërkurë, do të keni edhe mbështetjen e Mërkurit dhe do të merrni lajme të mira në aspektin profesional. Bëni kujdes ditën e diel, sepse Hëna në pozicion të pafavorshëm mund t’ju krijojë ndonjë situatë të pakëndshme.

Peshqit

E hëna dhe e marta do të jenë ditë me shumë fat, sepse Hëna dhe Mërkuri të kthyer nga shenja juaj do t’ju ofrojnë mbështetje. Do të merrni pjesë në takime të rëndësishme dhe në aspektin profesional gjithçka do të shkojë mirë. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë të vështira, sepse Mërkuri do të kthehet nga shenja e Dashit. Në fundjavë do të jeni të favorizuar në sferën e ndjenjave.