Horoskopi Horoskopi kinez: Gjarpri 2019

Horoskopi kinez: Gjarpri 2019

Gjarpri është shenja e gjashtë e 12 shenjave të zodiakut kinez. I përkisni shenjës së gjarprit nëse keni lindur në vitet: 1917, 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013, 2025.

Personat e kësaj shenje janë të fortë dhe të bukur. Snob dhe me temperament Gjarpri shkon shumë me Gjelin dhe Kaun, por jo me Derrin.

Karakteristikat e Gjarprit

Personat e lindur në këtë shenjë janë të qetë dhe të ngathët, por dinë të jenë të mençur dhe aktivë. Janë të mirëorganizuar dhe e gjejnë shpejt rrugën për të vepruar. Kanë prirje të jenë misteriozë dhe të vetëkontrolluar. Ata janë punëdashës dhe ambiciozë. Gjarpri i urren njerëzit që ndërhyjnë në punët e tij dhe nuk pranon këshilla nga të tjerët. Ata mund të jenë mizorë dhe të distancuar, por shumë të ndjeshëm. U pëlqen miqësia dhe të ndihmojnë të tjerët. Askush nuk duhet të përpiqet të përfitojë nga Gjarpri se do të pendohet.

Në lidhje dashurie Gjarpri është sensual, pasionant, por i fsheh emocionet. Gjarpri e ruan me fanatizëm jetën private dhe nuk do të jetë në qendër të vëmendjes. Njihen si njerëz të ftohtë, xhelozë dhe egoistë. U pëlqen të flirtojnë madje dhe kur i duan partnerët e tyre. Ka raste kur një gjarpër tradhëton thjesht për kuriozitet. Kanë shumë shoqëri dhe i dëgjojnë problemet e shokëve dhe shoqeve me vemendje dhe mirëkuptim.

Persona të famshëm të shenjës së Gjarprit janë Pablo Picaso, Greta Garbo, Zhaklin Kennedy-Onassis, Mahatma Gandhi, Bob Dilan, John F. Kennedy, Martin Luther King.

Viti i Derrit të Tokës, pra viti 2019 për gjarprin është viti i ndërtimit dhe i konkretizimit të dëshirave të vjetra që nuk mund të realizoheshin deri sot. Në vitin 2019, avantazhi më i vlefshëm është komunikimi, falë të të cilit do të përmirësoni marrëdhëniet. Me anë të komunikimit mund të zgjidhni konflikte të vjetra me familjarët dhe të afërmit tuaj.

Këtë vit për të lindurit në shenjën e gjarprit është viti ku mund të takoni njerëz të rinj.

Financat për vitin 2019-Shenja e gjarprit

Midis marsit dhe qershorit 2019, të lindurit në shenjën e gjarprit janë me fat, sepse paraja do t’ju vijë atëherë kur e duan.

Në vitin 2019, gjarpri duhet të tregohet i kujdesshëm me paratë dhe mos t’i shpërdorojë ato pa hesap, megjithatë kjo nuk do të thotë se gjarpri nuk duhet të tregohet bujar me miqtë dhe familjarët.

Këtë vit mos rrezikoni me karrierën tuaj por punoni me sa fuqi të keni.

Gjatë këtij viti, të lindurit në shenjën e gjarprit do jenë efikasë në marrjen e vendimeve. Nëse jeni menaxher ose nëse punoni si IT, çdo gjë do të shkojë sipas planit për ju pa shumë vështirësi.

Mos harroni që Viti i Derrit, pra viti 2019, nuk është i favorshëm për ndryshimin e vendeve të punës dhe më keq akoma për ndryshimin e fushës ku veproni. Nëse po kërkoni një punë, sa më shumë përvojë të keni, aq më t[ë mëdha janë shanset.

Përsa i takon karrierës profesionale, nga 20 gushti deri më 30 nëntor do jeni shumë të ngarkuar me punë që ndryshe mund të përkthehet të ngarkuar me stres, prandaj evitoni situatat stresante.

Në fund të vitit 2019 fati nuk do të jetë shumë me ju por do të ndihmoni ata rreth jush sidomos në bërjen e vendimeve të rëndësishme.

Dashuria në vitin 2019 për të lindurit në shenjën e gjarprit

Në vitin 2019, në dashuri, meshkujt e lindur në shenjën e gjarprit janë romantikë dhe sharmantë. Ata kanë një sens humori, ndërsa femrat janë kryesisht të bukura dhe të suksesshme.

Nëse të lindurit në shenjën e gjarprit zgjedhin një partner ata bëhet xhelozë dhe posesivë edhe nëse nuk ju duan më.

Refuzimi është pika më madhe që acaron egon delicate të gjarprit. Gjarpri ka dëshirë të mirëpritet dhe të pranohet nga miqtë dhe madje ata që nuk i njeh.

Gjatë vitit 2019, pavarësisht punës stresante jeta familjare do të jetë e qetë, pas probleme. Ata që ju rrethojnë do ju ndihmojnë të qetësoheni dhe do ju japin këshilla të vlefshme për të zgjidhur çështje që ju shqetësojnë.

Jeta sociale do jetë plot takime gjatë Vitit të Derrit sidomos nëse e lini kuriozitetin të lirë dhe të provoni gjëra të reja. Një hobi i ri mund t’ju afrojë me një rreth të ri, ku do të keni mundësi të bëni miq të rinj.

Mund të mbështeteni tek ndihma e miqve dhe shokëve.

Në vitin 2019, të lindurit në shenjën e gjarprit janë kompatibël me ata të lindurit në shenjën e Kaut dhe Gjelit. Këto shenja do të kenë marrëdhënie perfekte si për martesë ashtu edhe për biznes. Këto marrëdhënie janë të besueshme dhe fitimprurëse.

Shëndeti për Gjaprin në vitin 2019

Me të nisur Viti i Derrit, do të jeni plot energji, megjithatë do të ketë ditë kur do të ndjeheni në depresion dhe me ankth. Këto do të çojnë në episode pagjumësie.

Të lindurit në shenjën e gjarprit duhet të qëndrojë në diell sa më shumë që të jetë e mundur dhe duhet ta kalojnë kohën në ambient të hapur, duke u marrë me përkujdesje për kopshtin e perimeve nëse keni, me vozitje me biçikletë etj., për më shumë energji dhe për të ruajtur ekuilibrin dhe për të bërë një gjumë të qetë.