Aktualitet Horror në Greqi, nuk pranoi lidhjen me afganin, shqiptari vret dhe varros...

Horror në Greqi, nuk pranoi lidhjen me afganin, shqiptari vret dhe varros vajzën në oborr

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korfuz në ditët e para të Vitit të Ri.

Sipas mediave greke, një shqiptar ka vrarë vajzën dhe më pas e ka varrosur në oborrin pas shtëpisë për të fshehur gjurmët, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një të ri nga Afganistani.

Viktima është Anxhelina Petro 28-vjeçe nga Berati, ndërsa i ati është arrestuar pas krimit.

Ngjarja ka ndodhur në Alepou të Korfuzit në ditën e parë të Vitit të Ri, ndërsa është zbuluar dje.

Ka qenë i dashuri i saj nga Afganistani që ka bërë denoncimin pasi nuk po arrinte që të kontaktonte me 28-vjeçaren, e cila nuk ishte paraqitur në punë.

Ai ngriti dyshimet se vajza mund të ishte vrarë, pasi i ati nuk pranonte lidhjen. Më pas policia ka marrë në pyetje të atin e vajzës, ku ka zbuluar se ishte ai autori i vrasjes.

Fillimisht ai ka treguar vendin ku ishte varrosur vajza duke deklaruar se ishte gjetur e vdekur, ndërsa mohoi se ishte ai autori, por pas pyetjeve të grupit hetimor ka dhënë përgjigje kontradiktore duke bërë që të merret i pandehur si i dyshuari kryesor dhe pas disa orësh pranuar gjithçka ‘po, unë e vrava vajzën’.