Kryesore Hoteli i Klement Balilit, Ledi Shamku: Ja ç’kuptim ka emri “Santa Quaranta”

Hoteli i Klement Balilit, Ledi Shamku: Ja ç’kuptim ka emri “Santa Quaranta”

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në konferencën e tij të fundit pas shkarkimit nga kryeministri Edi Rama, ndër të tjera akuzoi disa ministra të qeverisë që sipas tij kanë fjetur me dashnoret në “Santa Quaranta”, hotelin që ka në pronësi Klemend Balili, i shpallur në kërkim pas akuzave ndaj tij per trafik droge.

Por çfarë kuptimi ka emri “Santa Quaranta” që Balili ka zgjedhur për hotelin e tij?

Deputetja socialiste Ledi Shamku, e cila ka profesion gjuhësinë dhe është njohëse shumë e mirë e historisë, jep ketë shpjegim në Facebook:

“Santi Quaranta! 40 Shenjtorët apo 40 Martirët në Sebastë të Armenisë, ishin ushtarë që u lanë të vdisnin të ngrirë mbi liqen ngaqë nuk pranuan më të luftonin e as t’i binin mohit asaj çka thellësisht besonin. Zgjodhën me vdekë drejt, kur mund edhe të jetonin rrejshëm.

Si vikan kohët…!”