Bota Hoteli i parë luksoz në hapësirë quhet “Aurora”

Hoteli i parë luksoz në hapësirë quhet “Aurora”

Hoteli i parë  luksoz në hapësirë quhet “Aurora”, ​​që do të ofrojë pushime të quajtura “jashtë bote” për turistët e pasur nga fillimi i vitit 2023.

Hoteli hapësinor është projektuar nga kompania “California Orion Span” dhe kompania është duke kërkuar sponsorizime mbi projektin.

Për të ndihmuar në rritjen e fondeve kompania ka vendosur të zbulojë në një video në “YouTube” pamjet e brendshme ku do të kalojnë pushimet gjashtë turistët.

“Qëllimi është që udhëtimi 12-ditor në 320 km në lartësi, të ruajë aftësinë për rritjen e bimëve, zhvillimin e lojërave të ping-pong-ut, ushtrimeve fizike dhe të mundësojë admirimin e 16 lindjeve të diellit. Të gjitha këto shërbime ofrohen për shifrën ‘modeste’ të 9,5 milionë dollarëve”, bëjnë të ditur projektuesit.

I projektuar si një avion privat, me një gjerësi prej rreth 3,5 metrash dhe një gjatësi prej 10 metrash, stacioni “Aurora” ka një strukturë që i ngjan asaj të stacionin ndërkombëtar të hapësirës NASA.

Të gjashtë turistët do të jenë në gjendje të hyjnë në bord pas një mini-trajnimi tre-mujor. Pasi të jenë në orbitë, ata mund të përjetojnë fluturim me gravitet zero, të vëzhgojnë qytetin e tyre dhe të marrin pjesë në eksperimente të vërteta shkencore, ashtu si astronautët e NASA-s.

Ata madje mund të rrisin edhe fruta-perime për të ngrënë dhe për t’i sjellë përsëri në Tokë si një suvenir, gjithmonë duke qëndruar në kontakt me të dashurit e tyre në sajë të lidhjeve të internetit me shpejtësi të lartë.