Bota Hoteli luksoz përfshihet flakët, 10 viktima

Hoteli luksoz përfshihet flakët, 10 viktima

Një hotel luksoz në Kinë është përfshirë nga flakët ku si pasojë kanë vdekur 10 persona.

Zjarri që shpërtheu mëngjesin e sotëm ka qenë i fuqishëm dhe zjarrfikësit arritën të gjenin trupat e pajetë, ndërsa pjesa tjetër u dërguan në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Hoteli është i lidhur me një pallat 24-katësh, ku më shumë se 260 banorë janë evakuar.

Sipas mediave lokale shumë njerëz kanë mbetur ende të bllokuar.

Autoritetet vijojnë përpjekjet për të kuptuar shkaqet e vërteta të zjarrit. Deri më tani janë arrestuar disa persona.