Kuriozitete Houtong, qyteti i shndërruar në “Mekën e maceve”

Houtong, qyteti i shndërruar në “Mekën e maceve”

Në fillim të viteve 1900 në Houtong pranë Taipeit, ishte miniera më e madhe dhe më e avancuar në nxjerrjen e qymyrit në Tajvan. Ishte një qytet i lulëzuar me rreth 6 mijë banorë rezidentë, deri në vitin 1990, kur miniera u mbyll. Pas mbylljes së minierës të gjithë të rinjtë e kësaj qyteze u larguan në kërkim të mundësive të reja dhe Houtong u shndërrua në një qytet hije me vetëm 100 banorë.

Por në vitin 2010, fama e Houtong u rrit pasi një dashnor i maceve dhe fotograf filloi të shkruante rreth popullsisë së një race macesh në zhdukje. Houtong u shndërrua papritur në një vend pelegrinazhi për të gjithë të pasionuarit pas maceve, gjithashtu siguroi një burim të ardhurash për fshatarët lokalë. Shumë prej maceve iu janë vënë pseudonime dashamirëse nga fshatarët vendas, si dhe një grup vullnetarësh.

Përveç shumë dyqaneve dhe kafeneve të bukura me kotele të fshatit, qeveria lokale ka shfrytëzuar gjithashtu mundësinë për të rindërtuar Houtong dhe për të nxjerrë në pah historinë e kësaj qyteze. U ndërtua një urë për mace me pllaka metalike që shfaqin dizenjime të vogla dore. Në vitin 2014 u hap një qendër informacioni dhe edukimi për macet, duke përfshirë shtigjet e ngritura të maceve në fasadat e ndërtesave. Gjithashtu edhe një park muze i dedikuar për jetën e mëparshme minerare të qytetit u hap në vitin 2010.

Gjithë kjo histori duket se po kthehet në një levë ekonomike për qytetin, i cili tani po tërheq rreth një milion vizitorë çdo vit. Sipas raporteve lokale, qyteti është bërë një magnet për ata që kërkojnë një vend për të lënë kafshët e tyre. Gjatë anketës më të fundit, Zyra për Mbrojtjen e Kafshëve dhe Shëndetit të Taipei vlerësoi se fshati tani është shtëpia e rreth 286 maceve të braktisura, 50 më shumë se dy vite më parë.