Bota HULUMTIMI/ Çfarë po ndodh me rusët? Popullariteti i Putinit ra me 49...

HULUMTIMI/ Çfarë po ndodh me rusët? Popullariteti i Putinit ra me 49 përqind

Një hulumtim sociologjik në mesin e rusëve tregon për tendenca që mund të shkaktojnë një shqetësim në Kremlin.

Në vetëm nëntë muaj, nga marsi deri në dhjetor 2018, popullariteti dhe besimi në presidentin Putin ka rënë nga 89 përqind (mars), më shumë se 60 përqind (korrik) në rreth 40 për qind në dhjetor, sipas të dhënave të Institutit prestigjioz të Moskës, Qendrës Sociologjike Levada .

Kjo është një rënie mjaft drastike në një periudhë kaq të shkurtër kohe. Për Putin është shqetësuese që popullariteti i tij të bjerë në mesin e të rinjve në mes 25 dhe 35 vjeç (rreth 59 përqind e tyre), dhe të mbështetet te pensionistët më të vjetër (80 përqind).

Drejtori i Levada-s, Lev Gudkov tha se mund të zbulojë dy karakteristika të rëndësishme në vitin 2018: e para është “tendenca e qeverisë për të ruajtur dhe për të inkurajuar disponimin hegjemonist të popullsisë”, nga ana tjetër, “një rritje sociale dhe ekzistenciale e friks dhe e ankthit për të ardhmen në pjesën më të madhe të Rusisë”.

Specifikisht, ka rezultuar një frikë nga një “Luftë Botërore” (57 përqind).

Ky është një ndikim i drejtpërdrejtë i propagandës së vazhdueshme anti-perëndimore kundër NATO-s në hapësirën publike dhe mediatike. Gudkov thotë se ai ka vënë një ankth në rritje të rusëve, të cilët mendojnë se një konfrontim me SHBA dhe NATO-n mund “të degjenerojë në luftë.”

Përveç kësaj, ekziston në rritje e numrit të njerëzve të cilët kanë mendim pozitiv ndaj Shteteve të Bashkuara (rreth 42 përqind, në fillim të vitit 2018 ka qenë vetëm 20 përqind), edhe pse vendi është referuar si rivali kryesor rus dhe armik. Gudkov thotë se “Euforia e Krimesë” po bie gjithashtu.

Katër vjet më parë, aneksimi i Krimesë nga rusët ka shkaktuar një ndjenjë krenarie dhe lavdie, por ata  gjithnjë e pyesin se sa kushton kjo, apo se kanë humbur standardin e dëshirueshëm të jetesës dhe Rusia po e gjen veten në izolim. Rreth 40 përqind e rusëve besojnë në 2018 pati rëne standardi, ndërsa vetëm 9 përqind thanë se është përmirësuar. /tesheshi.com/