Aktualitet Humb jetën punonjësi i OSHEE në Vlorë

Humb jetën punonjësi i OSHEE në Vlorë

Një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Vlorë ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas Policisë së qytetit bregdetar, 56-vjeçari me inicialet P.H., ka qene duke punuar privatisht në një banesë në momentin e incidentit tragjik.

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite, rreth orës 18:50, në lagjen “Kushtrimi”.

Policia po punon për të sqaruar edhe më tej rrethanat e ngjarjes.