Extra Humb kujtesën, dashurohet për herë të dytë me të njëjtin person

Humb kujtesën, dashurohet për herë të dytë me të njëjtin person

Jessica Sharman, një britanike humbi kujtesën për shkak të një krize epilepsie. Ajo nuk kishte asnjë ide kush ishin njerëzit e saj të afërt. Ajo e dinte që kishte epilepsi që në moshën 14-vjecare, por kjo nuk kishte ndikuar asnjëherë në jetën e saj. Mjekët i thanë se kujtesa mund ti kthehej brenda 6 muajve ose asnjëherë. Në mars, Jessica pati një krizë të fortë epilepsie në tren, kur po shkonte në punë bashkë me të dashurin e saj.

“Isha e tmerruar. As ia kisha idenë kush ishte ky djalë, madje edhe prindërit e mi nuk më kujtoheshin. Nuk dija emrin tim,” – tha vajza britanike.

Rik, i dashuri i 20-vjeçares duhet ta bindte përsëri atë që të bëhej pjesë e jetës së tij. Ai e nxirrte për shëtitje apo në restorantet e tyre të preferuara dhe i tregonte asaj çdo gjë për të kaluarën.

Jessica e mban mend herën e parë që ra në dashuri me Rik, por e di të dytën.