Aktualitet Humbën në Llogara, tre turistët holandezë shpëtohen pas 26 orësh kërkim

Humbën në Llogara, tre turistët holandezë shpëtohen pas 26 orësh kërkim

Pas 26 orëve kërkimi janë lokalizuar dhe shpëtuar tre turistë holandezë, të cilët humbën kontaktet teksa eksploronin shtigjet në Qafën e Thellë në Llogara.

Ata u lokalizuan me anë të një droni nga forcat policore të angazhuara në këtë operacion.

Mësohet se në total, për lokalizmin e turistëve u angazhuan 70 forca policore, ndërsa 3 holandezët pritet të zbresin në stacionin policor të Llogarasë.