Bota “Humbësi” Jeremy Corbyn braktiset edhe nga strategu i partisë

“Humbësi” Jeremy Corbyn braktiset edhe nga strategu i partisë

Partia Laburiste britanike ka marrë së fundmi një goditje të fortë teksa strategu i saj, Andrew Fisher, ka njoftuar largimin. Fisher  që është autor i manifestit të fundit, ka deklaruar se largohet në fund të vitit me justifikimin zyrtar se do t’i dedikohet familjes dhe fëmijëve.

Por mediat në Britani shkruajnë se largimi lidhet me perspektivën e zymtë që e sheh partinë dhe liderin e sa Jeremy Corbyn humbës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Të njëjta media raportojnë se Fisher është përfshirë në debate dhe sulme ndaj besnikëve të Corbyn të cilët i ka akuzur për gënjeshtrat e tyre.

Corbyn është akuzuar së fundmi për qëndrime të paqarta në raport me Brexit, një vendim të cilin laburistët e kundërshtojnë. Ai nuk ka qenë në gjendje të shprehet qartë dhe vetëm këto kohë ka dalë hapur me idenë e përsëritjes së referendumit, por pa u pozicionuar hapur me frontin pro-BE.