Bota Humbet durimi, Macron kryeson “rebelimin” e vendeve që e duan Britaninë jashtë...

Humbet durimi, Macron kryeson “rebelimin” e vendeve që e duan Britaninë jashtë BE-së për 2 javë

France's President Emmanuel Macron gestures as he arrives for an European Union Summit at European Union Headquarters in Brussels on October 17, 2019. (Photo by John THYS / AFP) (Photo by JOHN THYS/AFP via Getty Images)

Zyrtarët europianë do të takohen sot për të diskutuar nëse Brexit do të realizohet brenda tre muajsh apo brenda dy javësh. Vendimi për këtë diskutim do të jepet të hënën, por duket se ka nisur një lloj lodhjeje nga tejzgjatja e procedurës.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka thënë se do të donte të zgjidhej afati tre-mujor, që Britania të dalë më 31 janar. Ai ka pasur mbështetjen e Gjermanisë dhe Irlandës për këtë variant.

Megjithatë, presidenti Makron thuhet se po drejton një “rebelim”, i ndjekur nga Holanda, Belgjika, Luksemburgu e Spanja, duke kërkuar që Britani të dalë nga BE-ja brenda dy javësh.

Kryeministri britanik, Boris Xhonson, u tha deputetëve që kërkonin më shumë kohë se do t’ua plotësonte dëshirën nëse ishin të gatshëm të mbanin zgjedhje të përgjithshme më 12 dhjetor.

Xheremi Korbin, drejtuesi i opozitës, tha se vendimi i tij do të vinte pasi të shqyrtonte afatin e ndonjë zgjerimi të mundshëm të Nenit 50, të garantuar nga Brukseli.

Deputetët e konservatorëve kanë këmbëngulur se do të ndjekin vendimin për zgjedhje të parakohshme. Nëse kryeopozitari Korbin nuk e mbështet vendimin të hënën, do të ishte hera e tretë që opozita britanike kundërshton zgjedhjet e parakohshme.