Extra Humbi 23 kilogramë për të qenë pjesë e filmit, aktori Joaquin Phoenix...

Humbi 23 kilogramë për të qenë pjesë e filmit, aktori Joaquin Phoenix shfaq probleme shëndetësore

Për ta luajtur rolin e Jokerit, Joaquin Phoenix humbi rreth 23.5 kilogramë. Por edhe pse humbi peshë nën mbikëqyrje mjekësore, aktori ka thënë se regjimi ekstrem të cilit i është nënshtruar, ka ndikuar në shëndetin e tij mendor.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Associated Press”, ai ka folur edhe për sfidat që i është dashur të kalonte për rolin e tij.

“Në fillim ju ndiheni të lodhur. Duhet vazhdimisht të motivoni dhe ti flisni vetes: unë e di që mund ta bëj këtë gjë, unë mund t’ia dal”, është shprehur Joaquin duke shtuar se ai nuk mund të shoqërohej me askënd gjatë kësaj periudhe dhe kjo e vështirësonte edhe më shumë procesin.

Ai ka treguar se regjimi strikt dietik ka ndikuar në shprehitë e tij ushqyese dhe reagimin ndaj ushqimit. Aktori gjithashtu nuk mund të shikonte televizor sepse reklamat me përmbajtje ushqimin mund të nxisnin tek ai dëshirën për të ngrënë.

Ndër të tjera, ai thotë se me humbjen në peshë po shtohej edhe më tepër lodhja, pakënaqësia dhe ishte një mënyrë e keqe për të jetuar. Phoenix fillimisht nuk kishte pranuar të humbiste peshë për rolin, por ishte regjisori Todd Phillips ai që e nxiti të bënte diçka të tillë.