Aktualitet Humbin jetën binjakët 5-muajsh në Berat/ Spitali: Erdhën pa jetë, por hetojmë...

Humbin jetën binjakët 5-muajsh në Berat/ Spitali: Erdhën pa jetë, por hetojmë shkaqet

Një ngjarje e rëndë raportohet në Berat.

Dy binjakë vetëm 5 muajsh kanë humbur jetën në rrethana ende të paqarta.

Spitali rajonal tha se të miturit janë dërguar në urgjencë të pajetë nga nëna e tyre dhe familjarët.

Sipas mjekëve të këtij spitali, fëmijët u transferuan në Morgun e Spitalit, ndërsa mjekësia ligjore dhe policia do të hetojnë për të zbuluar shkakun e vdekjes.