Bota Hungaria refuzon ekstradimin e Gruevskit

Hungaria refuzon ekstradimin e Gruevskit

Gjykata në Hungari ka refuzuar kërkesën e Shkupit për ekstradimin e ish-Kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, i cili u arratis në Budapest, në nëntor të vitit të kaluar.

Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe njëherësh kreu i VMRO-DPMNE-së Nikola Gruevski ishte i pranishëm në seancën gjyqësore.

Por ajo që  ka tërheq më shumë vëmendje është paraqitja e ish-kryeministrit, i cili u shfaq në seancë me kapele sportive dhe syze dielli, ndërsa xhaketa mendohet se i mbulon prangat në duar.

Maqedonia e Veriut ka kërkuar ekstradimin e Gruevskit për vuajtjen e dënimin prej dy vitesh për blerjen e automjetit tip Mercedes në rastin e PSP-së “Tanku” dhe për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend, ku është i dyshuar si organizator.

Ndërsa kujtojmë se ish-kryeministri maqedonas fitoi azil politik në Hungari.