Sport Hysaj dhe Rrahmani sërish pozitiv me koronavirus

Hysaj dhe Rrahmani sërish pozitiv me koronavirus

Elseid Hysaj nuk e ka fituar ende betejën me Covid-19. Mbrojtësi i Napolit dhe kombëtares shqiptare ka rezultuar sërish pozitiv edhe në tamponin e radhës, siç raportohet nga klubi i Napolit.

“Të gjithë negativë nga tamponët e realizuar, me përjashtim të Amir Rrahmanit dhe Elseid Hysajt, që kanë dalë sërish pozitivë dhe janë izoluar nëpër banesat e tyre, në pritje të tamponit të radhës”, lexohet në komunikatën e Napolit.

Hysaj rezultoi pozitiv me koronavirus më 17 nëntor së bashku me mbrojtësin kosovar, Amir Rrahmani. Ata u infektuan gjatë kohës që u grumbulluan me kombëtaret respektive. Të dy mbrojtësit po qëndrojnë në karantinë në pritje që të shërohen plotësisht, por testet vijojnë të mos ju japin dritën jeshile.

Disa ditë më parë, Hysaj konfirmoi se ndihej mirë dhe se ka nisur stërvitjen e lehtë, por testet treguan të kundërtën. Covid-19 mbetet sërish në trupin e tij pavarësisht se mbrojtësi nuk ka asnjë simptomë, shërimi i plotë kërkon ende kohë.

Një rast ky që prish jo pak punë edhe te Napoli, duke qenë se Hysaj është një pikë kyçe e skuadrës dhe nuk mund të jetë bashkë me skuadrën për ndeshjen e radhës.