Sport Hysaj: Islanda nuk është ajo e Europianit, e ardhmja ime te Napoli...

Hysaj: Islanda nuk është ajo e Europianit, e ardhmja ime te Napoli në plan të dytë

Elseid Hysaj është shfaqur krah trajnerit Edy Reja në konferencën për shtyp para sfidës kundër Islandës dhe natyrisht ka folur për ndeshjen e parë zyrtare të trajnerit të ri, por edhe për të ardhmen e tij, sepse largimi nga Napoli duket shumë pranë.

MOMENTI I SHQIPËRISË: “Jemi gati, pasi kemi pasur kohë për t’u përgatitur të gjithë së bashku. Nëse luajmë me sistemin 3-5-2 do të jem në krah. Vendos trajneri, por unë jam gati të bëj më të mirën.”

E ARDHMJA TE NAPOLI: “Zërat e merkatos nuk më shqetësojnë, kam edhe dy vite kontratë. Tani po mendoj për kombëtaren dhe më pas do pushoj.”

ISLANDA: “Ekip i fortë, kanë lojtarë të mirë dhe luajnë në ekipe të forta. Nuk duhet nënvlerësim dhe duhet shumë kujdes. Trajneri na ka treguar taktikat dhe besoj se do arrijmë të bëjmë ndonjë gjë të mirë në fushë. Islanda nuk është si në Europian, ku tregoi potencialin e vet. Tani u ka ardhur ajo faza e keqe, si ne. Ardhja e Rejës na ka sjellë entuziazëm, na ka bërë të ndihemi se jemi më të fortë se sa na bënte të besonim trajneri mëparshëm.”