Sport Hysaj: Sot fitoi grupi. Çfarë i thashë ekipit para ndeshjes

Hysaj: Sot fitoi grupi. Çfarë i thashë ekipit para ndeshjes

Kapiteni i skuadrës ditën e sotme, Elseid Hysaj, foli për “Supersport” pas fitores me Andorrën ku deklaroi:

Çfarë kishte ndodhur me ekipin?

Ishte e rëndësishme fitorja sot. Shyqyr që erdhi, se na ngriti moralin. Ne shpresojmë që me këtë fitore, të jemi ende në lojë.

Cili element loje do donit të veçonit sot?

Grupi që patëm sot, të gjithë bashkë në çdo top. Fusha ishte e keqe, dhe topat e dytë luhej e gjithë loja. Luftuam të gjithë.

Si kapiten, ishte ndeshje delikate. I ke thënë dy fjalë ekipit?

Skuadrës gjithmonë mundohem t’i jap kurajë, se çdo moment të vështirë do e kalojmë bashkë.