Sport Hysaj te Napoli?! Asgjë e sigurt, një tjetër ekip kërkon shërbimet e...

Hysaj te Napoli?! Asgjë e sigurt, një tjetër ekip kërkon shërbimet e shqiptarit

Elseid Hysaj mund të shkojë tek Interi. Lajmi i bujshëm është publikuar nga mediat italiane, që raportojnë se mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me Napolin për të zgjatur kontratën.

Nga kjo situatë pritet të përfitojë Interi, me zikaltërit që e shikojnë 25 vjeçarin si profilin ideal për të përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes, ku aktualisht aktivizohet Cedric Soares, por portugezi nuk i ka bindur zikaltërit.

Për të sjellë në “San Siro” një futbollist si Hysaj, Inter duhet të nxjerrë nga banka një shifër jo më të vogël se 50 milionë euro.

Merkatoja e verës pritet të jetë mjaft e zjarrtë, me Interin që e shikon Hysajn si futbollistin ideal për të përforcuar skuadrën e drejtuar nga Luciano Spalletti.