Bota I arrestuan prindërit, vajza 2 vjeç i “dorëzohet” policisë me duart e...

I arrestuan prindërit, vajza 2 vjeç i “dorëzohet” policisë me duart e ngritura!

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një vajzë vetëm 2 vjeç i është dorëzuar policisë, e cila sapo kishte vënë në pranga prindërit e saj.

Forca të shumta policie ndaluan një makinë ku dyshonin se ishin autorët e vjedhjes së një dyqani. Policia e Tallahassee bëri të ditur se kishte informacione se personat ishin të armatosur dhe operacioni ishte i kujdesshëm.

Ata arrestuan dy persona, burrë dhe grua të dyshuar si autorë të vjedhjes në dyqan. Ngjarja po filmohej nga drejtuesja e një tjetër automjeti dhe pas arrestimit të prindërve në video duket një fëmijë që zbret e zbathur nga makina dhe i drejtohet policëve me duart e ngritura, ashtu siç bën dhe prindërit e saj.

Policët fillimisht hezitojnë të reagojnë dhe vazhdonin të qëndronin në pozicion, ndërsa më pas lirojnë nënën e vajzës, e cila e merr në krah atë.

Video shkaktoi reagime të shumta në internet, duke detyruar policinë të japë sqarime në lidhje me ngjarjen, duke publikuar edhe momentin kur lejojnë nënën të marrë në krah vajzën.