Aktualitet I dënuar me 14 vite burg në Itali, arrestohet 30-vjeçari në Fier

I dënuar me 14 vite burg në Itali, arrestohet 30-vjeçari në Fier

Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Fierit. Autoritet bëjnë me dije se Izmir Krasniqi, 30 vjeç, banues në Fermë Çlirim është i dënuar me 14 vite burg për veprat penale “Vrasje në bashkëpunim” dhe “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.

Arrestim i Krasniqit është bërë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, ku është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

30-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Torinos në Itali e ka dënuar me 14 vjet burg, për veprat penale “Vrasje në bashkëpunim” dhe “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.