Aktualitet I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet në Cakran 24-vjeçari

I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet në Cakran 24-vjeçari

Policia e Shtetit ka arrestuar një 24-vjeçar i cili rezulton i dënuar në Itali për disa vepra të rënda penale.

“Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 38”, lokalizuan në fshatin Cakran, Fier, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Erbin Nazeraj, 24 vjeç”, tha policia.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Apelit në Gjenova, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, për keqtrajtim dhe për vjedhje.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.