Extra I dhanë fund martesës, por gazetarja shqiptare dhe ish-bashkëshorti hapin biznes së...

I dhanë fund martesës, por gazetarja shqiptare dhe ish-bashkëshorti hapin biznes së bashku

Ajo është e njohur ndryshe si gazetarja e kronikës së zezë, e cila është gjithmonë aty ku është lajmi. Bëhet fjalë për gazetaren Anduena Llabani, e cila është gjithmonë tërheqëse dhe e kuruar në çdo dalje të saj. Llabani  është mami i një vogëlushi shumë simpatik dhe energjik të quajtur Aleksei.

Ajo dhe ish-bashkëshorti i saj Ardit Jaupi, kanë qenë së bashku për 12  vite, por janë divorcuar në vitin 2016. Ata kanë një komunikim shumë të mirë me njëri-tjetrin, dikur partnerë në jetë, ndërsa sot partnerë në biznes.

Anduena dhe Arditi kanë qenë të ftuar në programin “Rudina”, ku kanë folur për marrëdhënien mes tyre dhe biznesin e ri.

Ardit Jaupi: Ne jemi të dy të rritur dhe ishte një vendim që u mor i përbashkët, sepse në këndvështrimin tonë, mendojmë që kur disa gjëra nuk shkojnë, është më mirë që çiftet mos vazhdojnë bashkë, sepse gjithë atë energjinë e keqe ose jo pozitive, e transmetojnë dashje pa dashje tek fëmijët. Menduam që më mirë të jemi të distancuar, por gjithë energjinë pozitive ta rezervojmë për djalin tonë.

Prej disa muajsh ata kanë hapur një restorant që ka specialitet pastat dhe mban emrin ‘Siesta’.

Anduena Llabani: Çdo njeri në jetë vjen për të na mësuar diçka. Ka shumë gjëra që unë mësoj nga Arditi dhe shumë gjëra që Arditi mëson nga unë. Mendoj që asnjëherë njeriu nuk duhet të jetë egoist për të parë deri ku  shkon ai, duhet t’i shikojmë të dy bashkë. Ne kishim vendosur të ishim bashkë, të bashkëjetonim, vendosëm të ndahemi, por kemi vendosur të jemi partnerë në biznes. Kjo është një arsye, që ato dreka dhe darkat tona në fundjavë, të mos i kalojmë më jashtë në restorante të ndryshme, por të mblidhemi në restorantin tonë, ku Aleksei ndihet si në një shtëpi të dytë. Aty mblidhemi edhe me familjen tona herë pas here, kjo na bën të jemi më të fortë dhe ta shohim jetën më të gjatë”.

Të ngacmuar nga Rudina Magjistari, nëse një ditë mund t’i shohim sërish bashkë, ata qeshën dhe Arditi tha: Jeta është e gjatë, kurrë nuk i dihet. Pastaj, siç thamë, ne kemi disa gjëra që na ndajnë, por kemi shumë më tepër që na bashkojnë, dhe ai është djali padiskutim.

Anduena tha: Le të triumfojë e mira, pse jo. Në fund të fundit, unë dhe Arditi njohim thelbin e njëri-tjetrit dhe kjo është shumë e rëndësishme, gjë që në shumë çifte mungon. Ne nuk kemi arsye për të qenë bashkë, as për të kushtëzuar jetët e njëri-tjetrit. Në momentin që do mendojmë që gjërat janë atje ku duhet dhe prioritet tona janë ato që duam… bujrum, gjithçka është e mundur.