Aktualitet I fshehur në bodrum/ Arrestohet 32-vjeçari që vrau në 2013 në Bulqizë

I fshehur në bodrum/ Arrestohet 32-vjeçari që vrau në 2013 në Bulqizë

Fadil Tërnova, 32 vjeç, ra në prangat e policisë këtë të premte. Blutë e Bulqizës arrestuan 32-vjeçarin që konsiderohej me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Gjatë operacionit, ai u gjet i fshehur në ambientet e bodrumit të hapur enkas në një prej dhomave, që ishte i mbuluar me pllakat e dyshemesë.

Qysh prej 2018, ai ishte i shpallur në kërkim pasi ishte nën masën e sigurisë “Arrest me burg” të vendosur nga Gjykata e Dibrës.

Ai akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosje për të mos kallëzuar krimin” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në 2013 Fadil Tërnova është dënuar për vrasjen e një personi në Bulqizë. Gjithashtu, ai është dënuar për armë pa leje, përndjekje, kanosje, shkatërrim të pronës dhe shtrëngim për dhënie pasurie.