Aktualitet I grabitën banesën, avokati durrsak: Nuk e di sa para kisha në...

I grabitën banesën, avokati durrsak: Nuk e di sa para kisha në kasafortë

Avokati durrsak Edmond Saliu, u ka thënë hetuesve se nuk kishte dijeni sa para ishin në kasafortën që i vodhën brenda në shtëpi.

Fillimisht u fol për një shumë prej 35 milion lekë të reja, por në denoncimin që ai dha në policinë e Durrësit, kjo shumë nuk u deklarua.

Ngjarja ndodhi të premten e javës së shkuar në lagjen 4, megjithatë ngjarja është tentuar të mbahet e rezervuar nga familjaret e Saliut.

Vetë avokati kur konstatoi vjedhjen e kasafortës kërkoi ndihmën e policisë.

Ekspertët vërejtën se nuk kishte thyerje dhe as dëmtime të dukshme.

Dera e blinduar e shtëpisë duhet të jetë hapur me çelës, ose me  një pajisje e quajtur “pajisja ruse” që hap pa dëmtuar me anë të vakumit.

Me marrjen e denoncimit nga avokati Sula këtë të martë çështja është referuar në prokurori dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen dhe gjetjen e autorëve.