Aktualitet I kërkoi të lëvizte makinën pasi po pengonte qarkullimin, 45-vjeçari dhunon policin

I kërkoi të lëvizte makinën pasi po pengonte qarkullimin, 45-vjeçari dhunon policin

Një 45-vjeçar nga Mirdita është vënë në pranga nga policia e Lezhës. Mësohet se L (A). V. goditi një efektiv policie.

Sipas njoftimit të uniformave blu, ngjarja ka ndodhur pasi patrulla e policisë i ka kërkuar të lëvizte mjetin që ai e kishte ndalur në rrugë pasi po pengonte qarkullimin e mjeteve të tjera.

Mirëpo 45-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë duke goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë.

“Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, për të cilën parashikohet dënim deri në 5 vite burg”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndër të tjera Policia Rrugore e Lezhës thotë se ka vënë në pranga 4 shoferë mjetesh dhe motoçikletash për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. Ndërkohë një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Sipas tyre, njëri prej të arrestuarve pasi drejtonte mjetin i pirë ka humbur kontrollin dhe u përplas me një shtyllë, duke shkaktuar dëme materiale.