Aktualitet I kërkuar në Itali për disa krime në lidhje me drogën, arrestohet...

I kërkuar në Itali për disa krime në lidhje me drogën, arrestohet në Durrës

Policia e Durrësit arrestoi me qëllim ekstradimi një person të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për disa vepra të rënda penale.

Në finalizimin e operacionit “Ekstradimi”, u arrit të arrestohej shtetasi S. J. i kërkuar në Itali për trafikim të drogave të forta dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Gjykata e Cagliarit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për J.S. për veprën penale “Drogë, Kokainë, Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana po vijon procedurat me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.