Aktualitet I mori 6 mijë euro qytetarit për t’i dhënë licencën e mësuesisë,...

I mori 6 mijë euro qytetarit për t’i dhënë licencën e mësuesisë, arrestohet 49-vjeçari

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person pas mashtronte për përfitim të vlerave monetare, duk i premtuar një qytetari marrjen e provimit të licencës në mësuesi si dhe për të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin.

Sipas policisë, ky shtetas, në muajin Janar 2018, dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shtetases B.P., shumën prej 6000 euro për të marrë provimin e Licencës së mësuesisë, si dhe shumën 4000 euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj.

Si edhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek shtetasi E.S., punonjës në fushën e arsimit.