Extra I moshuari ngeli për ditë të tëra pa ngrënë/ Polici i çon...

I moshuari ngeli për ditë të tëra pa ngrënë/ Polici i çon ushqime në shtëpi

Një 83-vjeçar nga Sassuolo mbeti për ditë të tëra pa ngrënë. Ai vetë e kishte të pamundur të shkonte për pazar sepse kishte frikë se mund të infektohej me koronavirus, ndërsa nuk kishte as të afërm që mund ta ndihmonin.

I dëshpëruar, i moshuarit telefonoi një polic, i cili i dërgoi ushqimet dhe sendet e tjera të nevojshme në shtëpinë e tij. Ai shkoi në supermarket vetë dhe i bleu gjërat e nevojshme.

Më pas ai lajmëroi edhe shërbimin social që ta kenë parasysh si rast dhe t’i shërbejnë 83-vjeçarit.