Aktualitet I ngacmoi të dashurën, policia sqaron motivin e vrasjes së 17-vjeçares në...

I ngacmoi të dashurën, policia sqaron motivin e vrasjes së 17-vjeçares në Laprakë

Policia ka zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e një dite më parë në Laprakë, të 17-vjeçares Briselda Gjikola.

Nga të shtënat me armë zjarri mbeti i plagosur edhe i dashuri i saj, Erion Bengo 23 vjeç nga Paskuqani, ndërsa ndodheshin në makinën e këtij të fundit.

Sipas ‘news 24’, ngjarja erdhi pas konfliktit të ndodhur një javë më parë mes autorit dhe 23-vjeçarit, pasi ky i fundit e kishte qëlluar për shkak se 19-vjeçari i kishte ngacmuar të dashurën (viktimën).

Po ashtu, policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e 19-vjeçarit të identifikuar si autori i dyshuar i vrasjes, por nuk e ka gjetur.

Autori jeton në Laprakë dhe shumë pranë vendit ku kreu vrasjen.

Policia dhe prokuroria po hetojnë paralelisht edhe në pista të tjera, përfshirë edhe të shkuarën e dy të rinjve.