Sport I paprekshëm, Guardiola: Nuk e shes as për 500 milionë €, është...

I paprekshëm, Guardiola: Nuk e shes as për 500 milionë €, është magjistar!

Guardiola dhe Foden

Manchester City ka shumë futbollistë të mëdhenj dhe me cilësi të rralla në ekip. Pep Guardiola nuk bën dallime, por edhe spanjolli e ka një pikë të dobët.

Në një prononcim për The Sun, trajneri i kampionëve të Anglisë zbulon lojtarin thelbësor të ekipit. Shumëkush mund të priste ndonjë lojtar tjetër, por i përzgjedhuri i Guardiolës është Phil Foden, mesfushori i talentuar. 19-vjeçari është një produkt vendas dhe prej vitit 2017 është pjesë e ekipit të parë të “Cityzens”.

“Phil Foden është i vetmi futbollist që nuk do ta shisnim kurrë. Nuk i ofruam kot rinovimin e kontratës. Nuk do e shisja as për 500 milionë euro. Phil nuk do të transferohet askund, Phil është Manchester City. Kur të largohet David Silva, e dimë saktësisht se kush do të jetë magjistari ynë i ri“, deklaroi Pep Guardiola.